Basha: Të bashkëpunojmë për gjithçka

“Në këtë Këshill, mund të kemi edhe mendime për të cilat nuk do të jemi dakord, por çështja është që ne të bashkëpunojmë me njëri-tjetrin për gjithçka që është e mundur. Të dëgjohet fjala e çdo qytetari”, kështu e nisi fjalën e tij në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Tiranës, kryebashkiaku Lulzim Basha, pasi në sallë u kthyen edhe këshilltarët e opozitës.

http://www.botasot.info/img/basha-393999.jpgSipas tij, është koha për të rënë dakord në të mirë të qytetarëve.

“Sot është dita kur kryeqyteti ynë duhet të japë një shembull evropian. Të bashkëpunojmë për gjithçka”, ka qenë thirrja që kreu i Bashkisë së Tiranës, u ka bërë këshilltarëve bashkiakë.

Ai shprehu më tej keqardhjen për qëndrimin bojkotues të këshilltarëve socialistë, duke pohuar se mbetet i hapur për bashkëpunim në të ardhmen.

E ndërsa të lartpërmendurit kanë marrë vendimin për t’u larguar sërish nga salla e mbledhjeve të Këshillit Bashkiak të Tiranës, Kryebashkiaku shprehu urimin që kjo të mos kthehet në një praktikë bllokuese.

“Mosmarrëveshjet duhet që të zgjidhen me konsensus, nuk ka ditë më të keqe për të demonstruar praktikë bojkoti, në një ditë kur Bashkimi Evropian tha se ai është bllokues për vendin. Por ne shpresojmë që kjo të mos kthehet në një praktikë, duke shpresuar që të mos përdoren më të tilla nga ato që u ka kaluar koha. Besoj se ne do ta tejkalojmë murin e akullt të ngritur nga interesi politik”, tha më tej Basha.


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni