Basha: Qytetarët të mendojnë për të ardhmen dhe për qytetin

 

Kandidadi për kryebashkiak të Tiranës Lulzim Basha, gjatë fjalës së mbajtur në mitingun e Partisë Balli Kombëtar, u shpreh se qytetarët duhet të mendojnë për të ardhmen dhe për qytetin. Kandidati i mazhorancës, gjatë fjalës së tij premtoi gjithashtu se duhet që të bashkohen forcat dhe energjitë në mënyrë që të arrihet një fitore e sigurt, pasi partia e vërtetë është Tirana.

 

Ndërkohë kreu i Partisë Balli Kombëtar u shpreh se qytetarët duhet që të vlerësojnë arritjet e mazhorancës dhe në 8 maj të vendosin dhe të zgjedhin alternativën që premton të tjera arritje.

 

Kandidati i mazhorancës për kryeqytetin Lulëzim Basha, përcaktoi si zgjidhjen e vetme të problemeve votën e qytetarëve në 8 maj .


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni