TIRANË, 26 Mars /ATSH/-Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka pritur sot në çadrën e protestës shqiptarë të ardhur nga Lugina e Preshevë. Basha i ka falenderuar ata për përkrahjen që po i bëjnë kërkesave të opozitës në Shqipëri.Basha rikujtoi se “para tre vjetësh, kryeministri Rama premtoi njohjen e diplomave për shqiptarët e Preshevës dhe ndihmë të drejtëpërdrejtë për ta”, raporton ATSH

Por, shtoi Basha, “asnjë prej tyre nuk është bërë realitet, sepse një Shqipëri jodemorkatike, e bërë zap nga krimi, nuk mund të kujdeset as për veten e vet dhe jo më të përmbushë detyrimet kushtetuese për shqiptarët jashtë kufijve.

Kryetari i Partisë Demokratike deklaroi nga çadra e protestës se, “beteja për zgjedhje të lira e të ndershme i bashkon shqiptarët kudo ku jetojnë”.

“Shqipëria qeveriset nga një kryeministër i bërë njësh me krimin e organizuar. Jemi të vendosur ta çlirojmë Shqipërinë nga kjo tirani”, tha Basha.

“Nga fitorja e kësaj beteje fitojnë të gjithë shqiptarët. Kjo është një betejë për dinjitetin e kombit shqiptar”, shtoi kreu i Partisë Demokratike.

Ata kane përkujtuar lojërat politike mes Rames dhe Vucicit rreth (mos) njohjes së diplomave. Korrespondenti i Agjencise së lajmeve “Presheva jonë” nga Tirana ka mesuar se ne protestat e opozites shqiptare ne Tiranë kane prezentuar mbi 600 shqiptare nga Krahina e Preshevës. Në bashkëbisedim kanë qënë të pranishëm edhe anëtarët e Aleancës Kuqezi.

 

Basha kujtoi se “para tre vjetësh, kreu i shtetit shqiptar premtoi njohjen e diplomave  për shqiptarët e Preshevës dhe ndihmë të drejtëpërdrejtë për ta, por asnjë  prej tyre nuk është bërë realitet, sepse një Shqipëri jodemorkatike, e bërë zap nga krimi, nuk mund të kujdeset as për veten e vet dhe jo më të përmbushë detyrimet kushtetuese për shqiptarët jashtë kufijve, theksoi ai.

Ndaj kjo është lëvizje kombëtare, sepse nga kjo varen fitoret e shqiptarëve kudo që ata jetojnë: Në Kosovë, Preshevë, Maqedoni, Mal të Zi, kudo që ka shqiptarë. Sytë dhe mendjet e tyre janë investuar në këtë lëvizje popullore.
SHPËRNDAJE