Kandidati i maxhorancës për kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha, premtoi edhe një herë heqjen e 60 taksave nga 85 që aplikohen për biznesin.

Në vijim të fushatës së tij elektorale për zgjedhjet vendore të 8 majit, Basha u takua të martën me sipërmarrës të kryeqytetit, ku prezantoi politikat fiskale, platformën afatshkurtër dhe afatmesme, politika që sipas tij parashikojnë hapjen e 10 mijë vendeve të reja pune.

Sipërmarrësit e kryeqytetit i shprehën Bashës shqetësimet e tyre për shërbimet e munguara nga ana e Bashkisë, edhe pse taksat që ata i paguajnë janë 8 herë më të larta se ato që paguajnë bizneset e disa komunave të Tiranës.

SHPËRNDAJE