Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha takohet sot me kryetarin e Bashkisë të Uashingtonit Vincent Gray. Gjatë qëndrimit në Uashington, Basha ishte ftuar dje në qendrën e studimeve të avancuara ndërkombëtare SAIS, ku ai foli për vizionin e tij si kryetar i bashkisë së kryeqytetit.

I pyetur pas takimit edhe për ngjarjen e 21 janarit, Basha tha se është e rëndësishme që procesi të bazohet në ligj.
Kryetari i Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha tha se si kryetar i qytetit më të madh e të rëndësishëm të Shqipërisë, gjithë energjia e tij do të drejtohet drejt përmirësimit të jetës së qytetarëve të saj.

Ai tha se problemet e Tiranës janë të shumta dhe nuk mund të zgjidhen brenda 24 orësh, por ai shtoi se për zgjidhjen e tyre ai do të tëheqë mendimin e qytetarëve dhe do ta mbajë bashkinë larg politikës.

“Mendoj se kemi arritur të nxjerrim bashkinë e Tiranës nga vorbulla e konfliktit politik dhe orientimin e saj 100% tek problemet, sfidat, dëshirat dhe aspiratat e qytetarëve. Bashkia është e hapur për qytetarët jo vetëm me takimet me mua personalisht por edhe përmes kontakteve të drejtpërdrejta me njerëzit. Gjithashtu qytetarët janë të përfshirë në vendimarrje. Asnjë vendimarrje e rëndësishme nuk është bërë pa pjesmarrjen e qytetarëve”.

Gjatë fushatës elektorale Basha premtoi të zgjidhte një prej problemeve më të mprehta për Tiranën, siç ishte ai i regjistirmit të banesave. Basha theksoi se hipotekimi pritet të përfundojë brenda vitit 2012.

SHPËRNDAJE