Basha: Fitorja po merr kahje,në pritje të lexohen edhe votat e fundit

 

Ora 14:17 Në Tiranë janë numëruar 199 kuti votimi nga 485 kuti votimi, nderkohe qe numerimi vazhdon vetem,ne 4 nga 11 KZAZ e Tiranes. Komisioni Qendror Zgjedhor deklaron se kandidati i PD-së Lulzim Basha kryeson me 50140 kundrejt Ramës qe ka 49603 vota.

(I plotësuar) – Kandidati i “Aleanca për Qytetarin”, Lulzim Basha vazhdon të kryesojë në garën për kreun e Bashkisë së Tiranës, kundrejt rivalit Edi Rama.

Sipas të dhënave të fundit të KQZ-së deri më tani janë numëruar 192 kuti në Tiranë nga 485 që janë gjithsej.

Në bazë të këtij numërimi, rezultati deri në orën 13 është 48.568 vota në favor të kandidatit Lulzim Basha, kundrejt 48.000 vota për kandidatin Edi Rama. Siç vihet re kandidati, Lulzim Basha është në avantazh me 568 vota.

* * * * * * *

Basha: Fitorja po merr trajtë, jam në pritje të lexohet edhe vota e fundit

Kandidati i “Aleanca për qytetarin”, Lulzim Basha në një dalje para mediave pak minuta më parë se është në pritje të numërimit të votave.

Basha ka falënderuar të gjitha ata që po punojnë për këtë proces.

“Dua të falënderoj të gjithë komisionerët, numëruesit dhe vëzhguesit për numërimin e drejtë të çdo vote dhe për të siguruar një proces numërimi të saktë”, u deklarua Basha.

“Kanë mbetur pa numëruar shumë vota, jam i bindur se vota e qytetarëve do të lexohet drejtë. Ndërsa duket se fitorja e shumëpritur po merr trajtë në gjithë qytetin, dua të t’ju them se do të pres deri sa të lexohet edhe vota e qytetarit të fundit” , theksoi Basha.

Deri tani në Tiranë janë numëruar 182 kuti nga 485 dhe në avantazh është zoti Lulzim Basha 46582 vota dhe Rama me 46270 vota. Pra zoti Basha është në avantazh me 312 vota.

* * * * * * *

Ristani: Masa për komisionerët që lënë në mes detyrën

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve i ka kërkuar KZAZ-ve të marrin masa nëse komisionerët braktisin procesin e numërimit të votave.

Në mbledhjen e sotme KQZ-ja me 6 vota pro shkarkimin e komisionerëve që lënë procesin e numërimit dhe zëvendësimin e tyre.

 

Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Arben Ristani theksoi se ky institucion është i gatshëm të ndërmarrë masat e ndëshkimit për komisionerët të cilët lënë në mes procesin e numërimit të votave dhe zvarrisin procesin.

 

Ndërkohë nënkryetarja Dëshira Subashi theksoi se duhet shënuar në dokumentacion çdo bllokim dhe largim që ndodh në Komisionet Zonale të Administrimit Zgjedhor.

 

“Që të mos ndodhë nesër të thoni se pse nuk ndodhet në dokumentacion një problem dhe shqetësim i tillë”, theksoi Subashi./bs


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni