Kandidati i “Aleancës për Qytetarin” për kryebashkiak i Tiranës merr pjesë në finalen e “UNIVERSIADËS

14 universitete publike dhe private nga e gjithë Shqipëria morën pjesë në aktivitetin e njohur si “UNIVERSIADA”, ku këto universitete garuan mes tyre në sporte të tillë si Atletika, Minifutbolli, Basketbolli, Volejbolli apo Pingpongu. Në finalen e “UNIVERSIADE”-s ishte i pranishëm edhe kandidati për kryetar të Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha. UNIVERSIADA u fitua nga Universiteti i Sporteve të Tiranës, duke lënë në vend të dytë Universitetin “Aleksandër Xhuvani” të Elbasanit, ndërsa në vend të tretë doli Universiteti “Luigj Gurakuqi” i Shkodrës.

Duke uruar kampionët Basha garantoi se nën drejtimin e tij, Bashkia e Tiranës do të financojnë gara sportive por jo vetëm mes shkolla të Tiranës. “Ne do ta mbështesim fuqishëm këtë “UNIVERSIADE” dhe kjo do të kthehet si një traditë të përvitshme me mbështetje të fuqishme të Bashkisë së Tiranës dhe kryebashkiakut tuaj të ardhshëm. Ju siguroj se Bashkia e Tiranës do të rikthejë të gjitha ambjentet sportive dhe do investojë për këtë. Studentët e këtij Universiteti të mrekullueshëm kur të mbarojnë dhe do kenë diplomat e tyre, do të kenë po kështu me dhjetra ambjente të reja sportive, palestra të mrrekullueshme si kjo për të kryer aktivitetet e tyre, për ti dhënë qytetarëve të Tiranës cilësinë e jetës”, tha Basha.

Tradita e universiadave në botë është e hershme dhe për herë të parë një veprimtari e tillë është organizuar në vitin 1923 me emrin “Kampionati Ndërkombëtar i Universiteteve”, ndërsa emri i tanishëm, UNIVERSIADE, nisi të përdorej që nga viti 1959 në lojrat e Torinos në Itali.

*****

Basha i është bashkuar të rinjve për një kafë në zonën e ish-bllokut frekuentuar më së shumti prej tyre. Basha ka bashkëbiseduar me ta jo vetëm për programin si kandidat për kryetar bashkie por ka shuar kureshtjen edhe për pyetje me karakter personal siç për angazhimin tij në sport por edhe për vëzhgimin e zgjedhjeve pluraliste.

Lulzim Basha i është pergjigjur pozitivisht fteses se te rinjeve per tu bere pjese e nje feste te organizuar prej tyre. Politikat për të rinjtë zënë një vend të veçantë në programin e Lulzim Bashës, e për këtë arsye kandidimi i tij për kryetar bashkie po mbështet në masë prej tyre çka dëshmohet edhe në shifrat rekord mbështetja në facebook. “Kemi një aspekt që është gati për Tiranën Europiane dhe kjo është rinia moderne europiane që e do Tiranën me të gjithë zemër dhe që sonte kjo rini, ja ku jemi real, nuk jemi virtual. Që prej sonte jemi në Facebook jo më pak se 200 mijë”, tha Basha.

SHPËRNDAJE