Presidenti i Komisionit Europian, Hose Manuel Barroso, ka uruar Bujar Nishanin me rastin e zgjedhjes si president i ri i Shqipërisë.

Ky është urimi i par i rëndësishëm që vjen për Nishanin, i cili deri më tani ka tentuar të shesë disa SMS si vlerësime të Perëndimit për zgjedhjen e tij.

“Ju uroj per zgjedhjen si President. Ky është një moment kritik që po kalon Shqipëria në Europë”, shkruan Barroso.

Nishani u zgjodh me votat e mazhorancës, përkundër kërkesave të Perëndimit për zgjedhjen e një presidenti konsensual.

SHPËRNDAJE