baarosstirrTIRANË- Më pak se një javë nga marrja e statusit të kandidatit, Shqipërinë e viziton kreu i institucionit që rekomandoi 3 herë statusin për vendin tonë, presidenti i Komisionit Europian Hoze Manuel Barroso. Mësohet se gjatë kësaj vizite që nisi sot më 30 qershor, Jose Manuel Barroso, do të vizitojë edhe Gjykatën e Krimeve të Rënda, e ndërtuar me fondet e Bashkimit Evropian.

Numri një i KE mbërriti në Tiranë, rreth ores 09:05, ku nisi një takim me kryeministrin e vendit Edi Rama. Detaje të këtij takimi kryeministri i bëri me dije gjatë konferencës së përbashkët. Rama e siguroi Barroson për vijimin e reformave dhe rrugën drejt anëtarësimit.

Rama: Statusi, jo arritje e njëanshme
Për rreth 1 orë e 30 minuta ka zgjatur takimi mes kryeministrit Rama dhe Presidentit të KE-së Jose Manuel Barroso. Detaje të këtij takimi kryeministri i bëri me dije gjatë konferencës së përbashkët.
“Vizita e tij ishte parashikuar 3 vite më parë nuk u realizua, por fatmirësisht doli më mirë pasi u krijua mundësia që ta vizitojë Shqipërinë si një vend që ka një status të veçantë atë të kandidatit për BE. Ky është një proçes i gjatë, jo i lehtë dhe nuk do ishte kurorëzuar me sukses pa punën dhe rezultatet e dukshme të qeverisë në 9 muaj, por nga ana tjetër nuk është proçes që i takon vetëm këtyre muajve por edhe punës së bërë në vite. E falënderova Presidentin Barroso për ndihmën që na jep dhe do na japë, duke na kujtuar detyrat tona të shtëpisë dhe inkurajuar që ti bëjmë më mirë. Faleminderit edhe komisionarit për zgjerim Stefan Fyle, mikut të mirë të shqiptarëve që ka udhëhequr gjithë proçesin e vetëdijesimit të klasës politke. Ne nuk e marrim statusin si trofe, as një arritje të njënshme, për të pasur një pozicion që ndan, por si një vlerësim për çka kemi bërë dhe një shkallë përgjegjësie për çfarë do bëjmë. Kemi ende detyra shtëpie për të realizuar”, tha Rama në nisje.

Më tej, kreu i ekzekutivit, shtoi se ka informuar Presidentin e KE-së për zhvillimet në ekonomi e reformat që do të ndërmarrë qeveria e tij.
“Ekonomia kthim në shinat e progresit, e informova presidentin Barroso, e sigurova të kryejmë të gjitha reformat e lëna pezull vit pas viti. Së bashku do punojmë për të përshpejtuar hapat drejt rrugës së anëtarësimit”.
barrosoBarroso: Statusi do të thotë angazhim në reforma
Nga ana e tij Barroso përshëndeti kryeministrin Edi Rama për marrjen e statusit të vendit kandidat të Shqipërisë për anëtare në Bashkimin Europian. Barroso garantoi se Komisioni Euripian ka qenë gjithmonë në anën e Shqipërisë. Sipas Barroso dhënia e statusit për Shqipërinë duhet përkthyer në angazhim në reforma dhe gjithpërfshirje të klasës politikë në këtë proces.
“Fillimisht dua tju uroj ju z kryeministër për vendimin e BE për ti dhënë Shqipërisë statusin e vendit kandidat. Dhënia e statusit të vendit kandidat të cilin KE e ka pranuar në mënyrë unanime. Ne kemi qenë gjithnjë në anën tuaj dhe do vijojmë në anën tuaj. E mbaj mend kur ju prita në Bruksel në muajin shtator. Ju erdhët shumë shpejt menjëherë pas zgjedhjeve dhe ju thashë që besoja që do e merrnin vendin kandiat nëse do të ndërmerrnin ato hapa që ju kërkohen. Sepse statusi do të thotë që njihet angazhimi reformat. Lipset që të intensifikohen reformat duke u përqëndruar në reformën në luftën kundër krimit të organizuar, korrupsionit, reforma bë gjyqësor, por për këtë nevojitet gjithpërfshirje”

Vizita
Në vizitën e tij një ditore parashikohen takime me autoritetet më të larta të vendit. Në orën 12:00, Barroso do të takojë Presidentin e Republikës Bujar Nishani. Ndërsa në orën 12:30, në Presidence do të zhvillohet edhe ceremonia e dekorimit te Presidentit Barroso nga Kreu i Shtetit shqiptar. Po keshtu Barroso do te takohet dhe me kreun e opozites, z Lulzim Basha ne Bashkine e Tiranes rreth ores 15:15 minuta.

Sipas njoftimit për shtyp nga zyra e Delegacionit të BE-së në Shqipëri, pas vizites në këtë Gjykatë, Presidenti Barroso, kryetari i Gjykatës së Lartë, Xhezair Zaganjori, kryetari i Gjykatës së shkallës së parë për Krimet e Rënda Sandër Simoni dhe kryeministri Edi Rama do të mbajnë një fjalë para medias, pasditen e së hënës (ora 15:55).

Vizita të hënën në Shqipëri e kreut të KE-së u paralajmërua dje nga kryetari i Kuvendit, Ilir Meta gjatë seancës plenare të radhës. Të hënën (ora 11:15) Presidenti Barroso do t’i drejtohet me një fjale përshëndetëse Kuvendit të Shqipërisë.

Burime nga selia e PD konfirmojnë për BalkanWeb se në Parlament do të jetë ditën e henë edhe opozita shqiptare, e cila kishte bojkotuar seancat plenare pas vendimit për të përjashtuarr për 10 ditë nga punimet kuvendore ish-kryeministrin Sali Berisha.

Hoze Manule Barroso është në fund të mandatit të tij në drejtim të KE. Gjatë bisedimet me krerët e shtetit ai pritet të diskutojë për detyrat dhe 5 prioritetet që duhet të plotësojë Shqipëra për të hapur negociatat për anëtarësim në BE.

PYETJET NGA GAZETARËT

Si është parë nga Kancelaritë evropiane operacioni në Lazarat. Sa bindëse janë deklarimet e kryeministrit Rama, për reformimin e sistemit të drejtësisë në Shqipëri?
Barroso:
Në e dimë që se cila është situatës për trafikimit e drogës,. Ti përgjigjem haptas, kjo ka qenë një çështje shqetësimi për shumë nga kryeqytetet evropiane. Autoritetet i kanë marrë hapat muajt e kaluar dhe ne i kemi njohur këto hapa si vlerësime. Unë e kam uruar kryeministrin për këto operacione të suksesshme në Lazarat, kundër prodhimit të drogës dhe trafikimit. Unë besoj se Shqipëria duhet të kalojë përtej përpjekjeve dhe duhet të bllokojë asetet, siç është angazhimi me EUROPOL-in. Duhet të zbatohet ligji dhe policia të përmbush detyrat e saj. ndaj duhet të ketë konsensus për nevojën dhe për ti dhënë fund kultivimit. Ku është një operacion i suksesshëm dhe shpresojë të

Sa e rëndësishme do të jetë klima politike në Shqipëri për hapjen e negociata, pasi në këto 9 muaj të gjitha ligjet që kanë kaluar në Parlament kanë kaluar me votat e mazhorancës?
Barroso: Ne tani kemi një përvojë të gjatë nga procesi i integrimit. Dhe Portugalia ka pasur po këtë sjellje. Opozita kudo në botë sillet kështu. Por varet nga sjellja, se deri ku shkon. Kjo situatë e polarizuar, nuk e ndihmon Shqipërinë. Këtë e them si mik i Shqipërisë. Ndaj anëtarësimi juaj është më i besueshëm, ndaj një vend i polarizuar shumë mund të shihet me dyshim. Ndaj mesazhi im i fortë është që ti them të njëjtën gjë; Konsensusi minimal duhet arritur të paktën sa i takon fakteve të integrimit evropian. Por është që cilësia e demokracisë është shumë e rëndësishme. Këtë mund të them, mendoj së do të ketë kohë të konsolidohet sistemi demokratik. Ndaj, duhet të bëni çdo gjë që të mbështesni konsolidimin e demokracisë në vend, edhe sikur mos të ishte për integrimin e vendit në Europë.

Rama: Ne kemi objektiv ta bëjmë Evropën, të bjerë në sevda me Shqipërinë, por s’kemi qëllim të bëjmë opozitën të bjerë në sevda me ne. Ne na ndihmon fakti se një vit më parë ishim në opozitë, dhe do ti qëndrojmë në mënyrë të vendosur asaj që opozita nuk do të vuaj atë që vuajtëm, në kur ishim në opozitë. Dhe ne nuk do të bëjmë gabimet e pararendësve tanë, por do të nxjerrim mësime nga ato gabime. Ju jeni dëshmitar si asnjëherë më parë, qeveria nuk mori as daullet, e as tribunët për të treguar se këtë e bëmë ne dhe gati-gati port a transformua se ne e mundëm opozitën. Ne kemi qenë dhe do të jemi gjithëpërfshirës në njohjen e meritave të gjithkujt për arritjen e tanishme. Sot do të jemi në Galerinë Kombëtare, sepse Presidenti është dashamirës i artit dhe aty kemi ftuar opozitën që të jetë bashkë me ne. Këto janë ana simbolike, pasi ana substanciale është që të ecim bashkërisht dhe me reformat. Siç është reforma në Drejtësi. Jemi zgjedhur të udhëheqim, nuk jemi zgjedhur që ta bëjmë opozitën të na dojë. Lufta kundër krimit është një luftë kombëtare, përmes politikës. Politizimi i kriminalitetit, ndihmon kriminalitetin. E falenderojë presidenti që erdhi sot me dosjen e një programi të ri, ku Shqipëria përfshihet si një vend me status të ri. Kjo dosje i jep mundësi, gjithë njerëzve që të mund të shohin përtej horizontit. Në Europë nuk të fal gjë njeri, por do jemi të lumtur të marrin nëse jemi të zot.

barrosoAxhenda

Ora 9.00 -nisi ceremonia e pritjes së Presidentit Barroso, në Kryeministri.

Ora 10.00 -u zhvillua Konferenca për shtyp e Kryeministrit Rama dhe presidentit Barroso.

Ora 11:00 -Barroso zhvilloi një takim me kryeparlamentarin Meta

Ora 12:00 -presidenti Bujar Nishani do të prese në një takim Presidentin e Komisionit Europian, Barroso

Ora 15:15-Takim me kryebashkiakun Lulzim Basha ne Bashkine e Tiranes

Ora 15: 55 -Presidenti i KE, Barroso do të mbajë një konferencë në Gjykatën e Krimeve të Rënda.

Policia: Nga ora 09:00-10:00, bllokim i trafikut rrugor

Vizita e Presidentit të Komisionit Evropian Jose Manuel Barroso në Tiranë ditën e nesërme do të sjellë edhe bllokim të akseve të ndryshme rrugore.

Sipas njoftimit të bërë nga policia, ditën e nesërme, nga ora 09:00-10:00, do të ketë edhe bllokim të trafikut, ku nuk do të lejohet lëvizja e mjeteve nga Ish-Hotel Dajti deri tek Kryeministria në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Ky është edhe orari ku në bazë të axhendës së takimeve të zyrtarëve të shtetit shqiptar me Barroson, do të bëhet edhe ceremonia e pritjes zyrtare e Presidentit të KE-së, në Kryeministri

(d.b/m.a/ed.me/BalkanWeb)

SHPËRNDAJE