Presidenti i Komisionit Europian hedh poshtë zërat se një paketë e tretë është e nevojshme

Presidenti i Komisionit Europian Hoze Manuel Barroso tha për televizionin austriak ORF se është e panevojshme të flitet tani për një paketë të tretë ndihmëse për Greqinë.
“Besoj se në këto momente është e panevojshme të flasim për ndihme të re për Greqinë, ne nuk kemi filluar as me paketën e tyre”, tha ai peër programin ZIB 2 mbrëmjen e së hënës.
Ditët fundit ka patur shumë zëra e komente se paketa e dytë ndihmëse për Greqinë, e cila u miratua pak kohë më parë nuk do të jetë e mjaftueshme për të nxjerrë vendin nga kriza e borxheve.
“Tani është e rëndësishme të përqendrohemi se si të ndihmojmë Greqinë, sepse qeveria greke është e gatshme të implementojë ndryshime”, tha Barroso. I pyetur nëse kriza ka mbaruar, Barroso, tha se “tani jemi në një pozicion më të mire se më parë, ka më pak tension për shkak të krizës së borxheve, jo vetëm sepse BQE po hedh më shumë para në tregje, por edhe sepse tani disa qeveri kanë më shumë kurajo. “por nuk jemi të sigurtë nëse kriza ka mbaruar, ne duhet të vazhdojmë të punojmë, në mënyre të vendsour”, ka thënë ai. Barroso ka thënë gjithashtu se ai nuk beson se BE do të ishte më mirë pa Britaninë e Madhe.
Kreu i Komisionit Europian ndodhet për një vizitë në Austri.

SHPËRNDAJE