Andres Iniesta beson se Barcelona ka “brumë” të mjaftueshëm për të siguruar vijimësinë e këtij projekti edhe për shumë vjet. Yje në lindje si Martin Montoya, Sergi Roberto apo Gerard Deulofeu e ndihmojnë mesfushorin katalanas ta bëjë gjumin të qetë.

“E ardhmja e klubit është e garantuar nga lojtarët e rinj. Gjëja më e rëndësishme është që ata të ndihen komodë në shoqërinë e më të mëdhenjve”, shprehet Iniesta në një intervistë të publikuar në faqen zyrtare të klubit në internet.

Në vijim ai u bëri thirrje të rinjve të ndihen si në shtëpinë e tyre, pasi edhe ata që sot konsiderohen titullarë të skuadrës, e kanë kaluar më parë situatën e tyre. “Çfarë ka më tepër rëndësi është besimi te vetvetja sepse gjatë karrierës përballesh edhe me situata të vështira kur nevojitet shumë besim”, përfundon asi i mesfushës së Barcelonës.

SHPËRNDAJE