Washington, 13 shtator –  Presidenti amerikan, Barack Obama, e ka cilësuar të padobishme dhe minuese për procesin e paqes në Lindjen e Mesme tentativën e autoriteteve palestineze drejtuar OKB-së për ta njohur Palestinën si shtet. “Kërkesa nuk do të zgjidhë problemin, përkundrazi do të tensionojë edhe më tej situatën në Lindjen e Mesme. Duhet një kompromis i palestinezëve dhe izraelitëve për paqe të përhershme në rajon”, ka thënë Obama në një takim me gazetarët. Autoriteti Palestinez do të paraqesë më 20 shtator kërkesën e tij drejtuar Kombeve të Bashkuara për t’u njohur si shtet. Shtetet e Bashkuara kanë paralajmëruar se do të ushtrojnë të drejtën e tyre të vetos në rast të depozitimit të kërkesës.

SHPËRNDAJE