(AIK-Presheva Jone)

 

Bankieri zviceran, veprimet e të cilit bënë që një gjykatës amerikan ta mbyllë WikiLeaks-in tre vjet më parë, po përballet me gjykim për shpërndarjen e dokumentave konfidenciale që tregojnë se një ish punonjës i tij u ka ndihmuar klientëve të pasur që të shmangin pagimin e taksave.

Rudolf Elmer, nga banka zvicerane Julius Baer, është urdhëruar të dalë para gjykatës së Cyrihut në 19 janar për t’u përgjigjur ndaj akuzave për shkelje të ligjeve të rrepta bankare të Zvicrës.

Ky është rast i parë që një ish informator i WikiLeaks-it do të dalë para gjyqit.

Elmer ka pranuar se ua shpërndarë të dhënat e operacioneve të bankës Julius Baer disa mediave dhe autoriteteve tatimore. Më vonë, ai ia ka dorëzuar disa nga këto informata WikiLeaks-it, duke nxitur mbylljen e faqes.

SHPËRNDAJE