Banka Botërore vazhdon mbështetjen për Kosovën (Video)

(E plotësuar) – Zëvendëspresidenti i Grupit të Bankës Botërore për Evropën dhe Azinë Qendrore, Cyril Muller, ka uruar Qeverinë e Kosovës për miratimin e strategjisë 2016-2021, për të cilin tha se kjo hapë rrugë për bashkëpunimin mes Qeverisë dhe Bankës Botërore.

Ai këto komente i bëri në takim të përbashkët me ministrat e Qeverisë së Kosovës dhe delegacionin e Bankës Botërore në Kosovë, ku tha se BB do të jetë partner dhe do të ndihmojë Kosovën për të arritur qëllimet e saj në proceset e rëndësishme.

Qëllimi i këtij takimi ishte diskutimi i sfidave kryesore në kuadër të Strategjisë Kombëtare për Zhvillim 2016 – 2021, të gjeturat e grupit të Bankës Botërore për Diagnostifikimin Sistematik të Shtetit, dhe Korniza e Partneritetit me Shtetin 2017 – 2020.

Muller: Do të jemi partner me Qeverinë e Kosovës

“Do të urojmë vendin për miratimin e strategjisë 2016-2021, në bazë të kësaj diagnoze dhe në bazë të diagnozës së grupit të Bankës Botërore dhe strategjisë Qeverisë për të ecur përpara do të punojmë me partneritetin tonë të mëtejmë. Pra, ky takim ështà « një takim fillestarë që na mundëson të fillojmë një proces të drejtimit se ku do ta dërgojmë më tutje partneritetin ndërmjet Kosovës dhe Bankës Botërore. Fushat në të cilat kemi punuar gjatë këtyre viteve besoj që kemi pasur programe të suksesshme siç tha edhe ministri, edhe do të vazhdojmë me intensifikimin e problemeve tona në Kosovë në përkrahjen e fushave si ndërtimi punësimi të mëtejme. Takova edhe ministrinë e Bujqësisë edhe për ta bërë bujqësinë më të suksesshme sektorin e energjetikës edhe gjitha fushat tjera kyçe. Kosova si objektiv në aftë të gjatë synon që të integrohet në Bashkimin Evropian dhe Banka Botërore do të jetë partner për Kosovën dhe në këtë proces t’i ndihmoj që Kosova të arrijë këtë qëllim sa më shpejtë që të jetë e mundshme.”, tha Muller.

Ai po ashtu tha se korniza e partneritetit të BB me Kosovën do ta mbulojë periudhën 2017 -2021, dhe setakimi i sotëmmundëson që ta fillojmë këtë diskutim në nivelin shumë të lartë të Qeverisë

Ministri i Financave, Avdullah Hoti, tha se Qeveria e Kosovës i është mirënjohës Bankës Botërore si një partner strategjik për mbështetjen e ofruar përgjatë këtyre viteve.

Hoti: Pres të kemi bashkëpunim të mëtutjeshme me BB

“Vendi ynë ka kaluar procese të rëndësishme tranzitore. Së bashku me Bankën Botërore ne kemi arritur të adresojmë sfida që kemi si shtet i ri, si shoqëri e re në sektorët kyç të cilat ne i kemi pasur të pamundur të mbështesim me resurse vendore siç janë sektorët, energjisë, sektori i ujërave, sektori i arsimit i shëndetësisë dhe sektorë të tjerë… Qeveria e Kosovës ka aprovuar një varg të dokumenteve strategjike në bazë të cilave ne i parashohim aktivitetet tona për të ardhmen. Kemi filluar me programin qeverisës 2015-2018, i aprovuar në janar të vitit 2015. Për një vit të plotë kemi punuar për strategjinë kombëtare për zhvillim ekonomik 2016 -2021. E cila e ka definuar qartë sfidat që kemi si shtet i ri dhe masat përkatëse për adresimin e atyre sfidave. Unë pres sot gjatë diskutimit marrim me konkluzion të përbashkët për bashkërendimin e aktiviteteve tona mes Qeverisë dhe Bankës Botërore si partneri strategjik i Kosovës në adresimin e këtyre sfidave zhvillimore që ka vendi”, tha Hoti.

Po ashtu, Hoti tha se Kosova ka marrëveshje me FMN dhe se klauzola e investimeve e lejon Qeverinë e Kosovës që të hy në kredi ndërkombëtare në huazimin për të financuar projekte prioritare. Hoti pret që të ketë mbështetjen edhe të BB-së në këtë drejtim.

Hoti: Presim mbështetje nga Banka Botërore

Zëvendëspresidenti i Grupit të Bankës Botërore për Evropën dhe Azinë Qendrore, Cyril Muller ka mbajtur sot takim të përbashkët me ministrat e Qeverisë së Kosovës dhe delegacionin e Bankës Botërore në Kosovë.

Ministri i Financave, Avdullah Hoti tha se së bashku me Bankën Botërore kanë arrit të tejkalojnë sfida të shumta.

“Ne marrëveshjen që e kemi me FMN, e cila e lejon Qeverinë e Kosovës të hy në kredi. Ne presim mbështetje në këtë drejtim të Bankës Botërore”, tha ai.

Ndërsa, Muller tha se është i kënaqur me strategjinë e Qeverisë për zhvillim.

Qëllimi i këtij takimi ishte diskutimi i sfidave kryesore në kuadër të Strategjisë Kombëtare për Zhvillim 2016 – 2021, të gjeturat e grupit të Bankës Botërore për Diagnostifikimin Sistematik të Shtetit, dhe Korniza e Partneritetit me Shtetin 2017 – 2020.

SHPËRNDAJE