Shkup, 17 dhjetor (AIK-Presheva jonë)

BB, kritika Maqedonisë në fushën ekonomike

 

Këto të dhëna përmban analiza e Bankës Botërore (BB) lidhur me investimet dhe rritjen ekonomike në Maqedoni. Sipas përfaqësueses së Bankës Botërore Lila Borunçuk, Maqedonisë përveç investimeve të huaja, i mungojnë edhe ato nga vetë shteti.

Maqedonia shpenzon shumë para pa nevojë, ka mungesë të planeve afatgjate, nuk investon në resurse njerëzore si dhe ka fuqi punëtore të pakualifikuar.

Këto të dhëna përmban analiza e Bankës Botërore (BB) lidhur me investimet dhe rritjen ekonomike në Maqedoni. Sipas përfaqësueses së Bankës Botërore Lila Borunçuk, Maqedonisë përveç investimeve të huaja, i mungojnë edhe ato nga vetë shteti.

“Maqedonia ka një përqindje të ulët të investimeve publike, por, edhe ato të huaja, ndërsa në shtetet tjera investohet deri në 30 për qind të Bruto prodhimit vendor. Megjithatë ju mund të lavdëroheni me politikën e mirë makroekonomike e cila është më e mirë se ajo në shtetet tjera të rajonit. Keni një klimë të mirë për hapjen e bizneseve, por, duhet të punoni në procedurën e mbylljes së tyre”, deklaroi Lila Borunçuk, përfaqësuese e BB-së në Shkup.

Ndërsa përfaqësuesi i Fondit monetar ndërkombëtar Aleksandar Timen theksoi se Maqedonia në vitin 2011 do të shënojë rritje ekonomike deri në 3.5 për qind, dhe me këtë do të bëj që eksporti i mallrave vendore të rritet prej deri 5 për qind.

“Eksporti i mallrave gjatë vitit 2011 do të shënojë rritje, por gjithsesi se do të ketë rritje të konsiderueshme edhe të importit të mallrave nga jashtë”, tha Aleksandar Timen përfaqësues i FMN-së.

Sipas përfaqësuesve të Fondit monetar ndërkombëtar Maqedonia ka qenë në recesion, por, ndikimi i saj mbi ekonominë e vendit ka qenë minimal, për shkak të borxhit të ulët publik dhe nivelit të lartë të rezervave devizore. /alsat-m/

SHPËRNDAJE