Banja e Sijarinës per turistë dhe te sëmurë me ujë medikal dhe për freski

Banja e Sijarinës gjindet në komunën e Medvegjës dhe është e vetmja e cila posedon “Gejzerin” natyror pas Zelandës së Re.

 

Esad SHAHINI

Është e njohur më shumë gjëra, ku vecojme burimet e ujërave minerale të përbërjes së llojllojshme fiziko -kimike, dhe përbërjeve terapike. Konkretisht, të gjitha burimet gjinden në anën e majtë të lumit Jabllanica në hapësirën prej 600-800 metra në zonën e mbrojtur e cila shtrihet në 3ha. Sipas temperaturës së ujit, Banja e Sijarinës posedon burime të ftohta, hipotermale, homeotermale dhe ujëra hipertermale. Kjo banjë posedon gjithësejt 18 burime minerale, dhe secila në shikimin e përbërjes posedon  karakteristikat individuale, dhe të gjitha ujërat për shkak të karakteristikave fiziko-kimike, mund të përdoren si mjet shërues në kuadër të rehabilitimit medikal, dhe sipas indikimeve të cilat janë të dhëna për cdo burim në mënyrë të vecant.

 

Mu për këtë arsye, vërehet edhe fluksi i madh i turistëve të cilët për cdo ditë e më shumë vizitojnë dhe i mbajnë pushimet në këtë Banjë. Sipas të dhënave të Organizatës Turistike të komunës së Medvegjës, mbi 50 familje nga Kosova për momentin gjinden për rehabilitim në Banjë të Sijarinës, si dhe shumë të tjerë të cilët vijnë nga KA Vojvodina, Beogradi, Nishi, Presheva, Bujanoci etj.

 

Sa i përket cmimeve, si dhe kushteve të cilat iu ofrojnë këtu qiradhënësit, një prishtinas i cili me tërë familjen është duke mbajtur pushimin në këtë banjë, ka cekur se i vetmi problem është mos prania e dokumentave nga Kosova dhe problem tjetër nuk ka. Jemi të kënaqur me shëbimin si dhe me cmimet këtu, p.sh. cmimi për bujtje në motel është 750 dinarë, ndërsa nëpër shtëpia private 400 dinarë, cmimi i ushqimit është i volitshëm si dhe bileta për hyrje në pishin e cila është 120 dinarë për të rritur, ndërsa për të vegjlit 60 dinarë citoi prishtinasi.  Për sa i përket hotelit “Gejzer” ai është duke punuar me një kapacitet të madh, dhe ofron shërbime profesionale si në kuzhin poashtu edhe nëpër dhoma të fjetjes. Në kuadër të hotelit, gjindet ambulanca, bazeni, fizioterapeutet profesional, salla për press konferenca, shitore etj.

 

 

Problemi i vetëm në Banjë të Sijarinës është parkingjet për vetura, ku për këtë arsye njerëzit i parkojnë veturat te pishina olimpike ku dhe gjinden terrenet sportive për basketboll, futboll,dhe volejboll. Gjatë sezonit veror në këto fusha mbahen turnire në futboll, volejboll dhe vaterpollo në bazenin olimpik. Për një familje me të ardhura mesatare preferoj pushimet në këtë banjë, se i posedon gati të gjitha për një pushim të rehatshëm dhe relaksues deklaroi një banorë i KA Vojvodinës me prejardhje hungareze i cili ndau mendim të ngjashëm me prishtinasin.

 

 

 



Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni