Bandat krimnale serbe në veri mund t’i shporrim me ushtrinë tonë !

 

Pasi serbët plagosën dy ushtarë të KFOR-it, këta sikur u krenuan apo u kënaqën me suksesin e tyre, që me gjithë pasojat arritën që të heqin një barrikadë, ndërsa numri i saktë i tyre në gjithë veriun nuk dihet se sa është.

Natyrisht ushtarakët nuk mund ta pranojnë një tërheqje pa lavdi, veç kur janë të detyruar nga humbja e betejës. Por, të premten ata nuk u ballafaquan me humbje, pavarësisht plagosjes së dy ushtarëve, njëri prej të cilëve në gjendje jo të mirë, vazhdon të kurohet në kampin amerikan në “Bondsteel”.

Gjatë aksionit për largimin e barrikadës në fshatin Rudarë të Zveçanit, misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë u ballafaqua me një rezistencë prej më të egrave nga banorët serb.

SHPËRNDAJE