Shefi i OKB-se ban Ki-Moon ne Beograd pershendeti ne serbisht, kurse ne Prishtine ne gjuhen shqipe Mirdita Kosove !…raporton ekipi i gazeatreve te agjencise informative  “Presheva jone” te cilet u gjenden ne aeroportin e  Prishtines.

 

Sekretari i përgjitshëm i Kombeve të bashkuara, Ban Ki-mun, ka shprehur shqetësimin e tij për situatën në veri të Kosovës dhe ka kërkuar që kjo çështje të zgjidhet nëpërmjet një dialogu paqësor.

Këto komente zoti Ban i ka bërë në aeroportin ndërkombëtar të Prishtinës, gjatë një takimi të shkurtër me gazetarët.  Shefi i OKB-se ban Ki-Moon ne Beograd pershendeti ne serbisht, kurse ne Prishtine ne gjuhen shqipe Mirdita Kosove !...raporton ekipi i gazeatreve te agjencise informative  “Presheva jone” te cilet u gjenden ne aeroportin e  Prishtines.

Ai ka nënvizuar se duhet ndërmarrë hapa për arritjen e një respekti të ndërsjellë në rajon, duke e vlerësuar një gjë të këtillë si shumë të rëndësishme.

Sekretari i përgjithshëm ka ftuar të gjitha palët gjithashtu që të intensifikojnë punën e tyre në çështjen e personave të zhdukur, ndërkaq ka nënvizuar se Misioni i Kombeve të Bashkuara në Kosovë do të vazhdojë të ketë një rol të rëndësishëm.

Zoti Ban ka shfrytëzuar këtë paraqitje para mediave në Prishtinë, për të shprehur ngushëllimet e tij për vdekjen e poetit me renome ndërkombëtare, Ali Podrimja, trupi i pajetë i të cilit u gjet në Francë të shtunën më 21 korrik.

Zoti Ban takohet me presidenten e Republikës, Atifete Jahjaga dhe kryeministrin Hashim Thaçi, dhe natyrisht me përfaqësuesit e organizatave ndërkombëtare që veprojnë në Kosovë, përfshirë këtu edhe Misionin e Kombeve të Bashkuara në Kosovë, UNMIK.

Në orët e pasdites ai pritet të vizitojë edhe manastirin e Deçanit dhe të Prizrenit, për t’i dhënë kështu fund vizitës në Kosovë dhe për të vazhduar tutje për në Maqedoni.

Duke qenë se deri më tash gjatë turneut të tij ballkanik, zoti Ban ka qenë fjalëpak, edhe vlerësimet dhe pritjet nga kjo vizitë kanë qenë relativisht të kufizuara. Kjo mbase ka lënë hapësirë edhe për interpretime nga më të ndryshmet për analistët dhe komentatorët e mediave.

Në rastin e Kosovës, disa nga njohësit e rrethanave politike pohojnë se vizita e tij është më shumë simbolike dhe rrjedhimisht, nuk mund të pritet ndonjë risi nga kjo vizitë. Kjo, sipas tyre, për faktin se edhe vetë misioni i Kombeve të Bashkuara në Kosovë ka një rol simbolik, që prej shpalljes së pavarësisë së Kosovës në vitin 2008.

Megjithatë, ka edhe komente që flasin se zoti Ban mund të ketë ngritur çështjen e bisedimeve ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, duke qenë se ishte pikërisht një rezolutë e miratuar në shtator të 2010-ës në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, duke i dhënë mbështetje Bashkimit Evropian të ndërmjetësojë në bisedimet midis të dyja vendeve.

Në cilindo rast, posti që zoti Ban mban si sekretar i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, megjithatë i jep kësaj vizite një rëndësi të veçantë, gjykuar edhe nga numri i jashtëzakonshëm i mediave që po ndjekin çdo hap të sekretarit të përgjithshëm.

SHPËRNDAJE