Ban Ki Mun: Unitet dhe përkushtim për emrin

Sekretari i përgjithshëm i OKB-së Ban Ki Mun, para deputetëve ri-përsëriti edhe njëherë mbështetjen dhe kërkesën e Kombëve të Bashkuara për zgjidhjen e çështjes së emrit. Ai tha se zgjidhja e këtij kontesti është imperativ andaj edhe inkurajoi kreun shtetëror që të jetë i përkushtuar në drejtim të arritjes së zgjidhjes. Kreu i OKB-së tha se përkushtim duhet të tregoj edhe Athina ku mesazhet e bisedimeve në Shkup do ti përcjell ndërmjetësi, Mejtu Nimic.
“Ju keni qëllim që të anëtarësoheni në BE dhe NATO dhe e di që keni penges drejt këtij qëllimi. Është imperativ që të zgjidhet çështja e emrit. Unë jam i përkushtuar që të lehtësoj në zgjidhjen e kësaj çështje. Unë jam këtu së bashku me përfaqësuesin tim personal zotin Nimic. Unë do ta dërgoj atë në Athinë që të vazhdoj me negociatat për këtë çështje. Mund të mbështeteni tek Kombet e Bashkluara. Njëkohësisht i inkurajoj kryeministrin, presidentin e shtetit dhe krye parlamentarin që të jenë të bashkuar dhe të përkushtuar që ta zgjidhin këtë çështje. Të dyja palët duhet të demonstrojnë përkushtim përmes promovimit të atmosferës pozitive gjatë aktiviteteve dhe deklaratave të tyre”, deklaroi Ban Ki Mun, sekretar i përgjithshëm i OKB-së.
Ban Ki Mun para deputetëve mes tjerash foli edhe për shoqërinë multi-etnike ndërsa falënderoi Maqedoninë për ndihmën e dhënë gjatë luftës në Kosovën. Fjalimi i Sekretarit të OKB-së u përshëndet dhe vlerësua pozitivisht nga partitë politike parlamentare. Posaçërisht mbështetja për zgjidhjen e çështjes së emrit. Ndërkohë që nga VMRO-ja duke komentuar vizitën e tij edhe në Kosovë, theksuan se kjo betonon çështjen e kufijve në rajon.
“Njëkohësisht vizita përfshinë të gjitha vendet e ish–Jugosllavisë, përfshirë edhe Kosovën. Konsideroj se kjo vizitë vulos politikën tranzitore dhe asaj të sigurisë e cila ndodhi në hapësirat e Jugosllavisë gjatë 20 viteve të kaluara, dhe njëkohësisht paraqet një sinjal se hapet një kapitull i ri, kapitull në të cilin nuk do të ketë ndryshim të kufijve, kapitull ku nuk do të ketë vende të vjetra të njohura dhe të panjohura, por kapitull ku rajoni do të bashkohet me Unionin Evropian, dhe kjo sipas fjalimit të tij ka mbështetjen edhe të tij edhe të OKB-së”, u shpreh Antonio Milloshoski, VMRO-DPMNE.
“Vlerësojmë se është e rëndësisë së madhe ajo që zoti Ban Ki Mun publikisht potencoi se personalisht vetë do të angazhohet për zgjidhje sa më të shpejtë të kontestit rreth emrit, duke riafirmuar mbështetjen e rëndësishme të OKB-së në këtë proces që ka rëndësi thelbësore për ardhmërinë euro-atlantike të RM-së”, theksoi Jani Makraduli, LSDM.
Mbështetja e Ban Ki Mun për emrin është përshëndetur edhe nga partitë e bllokut politik shqiptarë, megjithatë pjesët ku ai përmend ndryshimet kushtetuese, zhvillimin e decentralizimit, votimin e dyfishtë, përdorimin e gjuhëve dhe tjera u komentua në forma të ndryshme.
“Vlerësim i të arriturave në këto 20 vite me theks të veçantë ndryshimi i kushtetutës me çka u krijua bazë për paqe të qëndrueshme, shoqëri multietnike, procesin e decentralizimit, votim të dyfishtë, përdorimin e gjuhëve si dhe respektimin e të drejtave etnike kulturore e fetare”, tha Talat Xhaferi, BDI
“Në vitin 2001 u bënë ndryshime kushtetuese, ashtu siç është e vërtetë se në këtë 10 vjeçar pas nënshkrimit të MO-së me ligjet të cilat u sollën nuk u bë gjë tjetër vetëm se ato ndryshme kushtetuese i nxorën jashtë përdorimi dhe jashtë loje, rast tipik është ligji për përdorimin e gjuhëve”, u shpreh Ziadin Sela, PDSH.
Për Izet Zeqirin nga RDK-ja Ban Ki Mun kishte mesazh të qartë se vendi duhet shikuar para drejtë ardhmërisë duke haruar të kaluarën.
“Ban Ki Mun potencoi atë që është shumë e rëndësishme, paqen e qëndrueshme në RM duke u hedhur në qasjen inkluzive dhe krijimin e kohezionit nacional, social, kombëtarë dhe ndërkombëtarë të popullatës në Republikën e Maqedonisë”, deklaroi Izet Zeqiri, RDK.
Më pas sekretari i përgjithshëm i OKB-së është pritur edhe nga kryeministri Nikolla Gruevski. Edhe gjatë këtij takimi është biseduar për çështjen e emrit me çrast Gruevski ka theksuar gadishmërinë e Maqedonisë për arritjen e një zgjidhjeje të pranueshme.


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni