KI-MOON: SITUATË FRAZHILE NË KOSOVË

Arrestimet e pajustifikuara, pasiviteti ndaj jo tolerancës, retorika luftëdashëse pashmangshëm çojnë në tensione të mëtejshme dhe në dhunë, thotë Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së.

Këshilli i Sigurimit do të shqyrtojë të hënën në New York raportin për situatën në Kosovë në të cilën Sekretari Ban Ki-moon tërheq vërejtjen se përkundër përparimit të dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit, tensionet kërcënojnë paqen dhe stabilitetin në Kosovë dhe në rajon.

“Unë shpresoj se rrjedha pozitive e dialogut, përparimi drejtë integrimeve evropiane dhe normalizimi i raporteve mes Prishtinës dhe Beogradit do të vazhdojnë të forcohen dhe se tensionet dhe konfliktet të reduktohen gradualisht”, tha Ban në një raportin që mbulon periudhën nga prej 16 janarit deri më 15 prill, transmeton Kurir.

Çështja e zgjedhjeve serbe tërhoqi vëmendjen, siç thuhet, ndaj çështjeve të e pazgjidhura dhe tensioneve për shkak të pikëpamjeve të ndryshme të palëve rreth mbajtjes së tyre në Kosovë. Ban u shpreh i kënaqur që qeveria në Beograd është konsultuar me UNMIK-un për të mbajtur zgjedhjet lokale në Kosovë dhe që ka përfillur këshillat e misionit, duke theksuar se mosmarrëveshje për çështje të tilla të rëndësishme mund të zgjidhen vetëm me mjete paqësore e jo me dhunë apo përdorim të forcës.

“Hapësira për dialog në muajt e ardhshëm mund të ngushtohet në qoftë se nuk ruhet paqja dhe nëse përgjigjet e publikut për incidentet dhe provokimet janë të pamatura. Arrestimet e pajustifikuara, pasiviteti ndaj jo tolerancës dhe retorika luftëdashëse pashmangshmërisht çojnë në tensione të mëtejshme dhe në dhunë”, tha Sekretari i Përgjithshëm i cili ka ftuar liderët e të dy palëve që me fjalë dhe vepra të dëshmojnë lidershipin në mënyrën që redukton tensionet dhe promovon atmosferën e favorshme për dialog.

Raporti kujton marrëveshjet e arritura në dialogun e mëparshëm, përfshirë lirinë e lëvizjes dhe përfaqësimin rajonal të Kosovës, duke shtuar se takimet pritet të vazhdojnë pas zgjedhjeve serbe. Megjithatë, në këto ngjarje hedhin hije tensionet e shtuara në terren. Kjo mund t’i atribuohet pjesërisht përgatitjeve për zgjedhjet serbe në maj, të ndjekura nga polemika në lidhje me votimin për Kosovë. Prandaj, Ban shton se situata në veri të Kosovës mbetet shumë e ndjeshme për çdo zhvillim politik midis Prishtinës dhe Beogradit. Ai shprehu shqetësimin në lidhje me trendin negativ në procesin e kthimi në Kosovë dhe bëri thirrje për forcimin e vullnetit politik në këtë drejtim.

Duke shprehur keqardhje mbi rezistencën e masave për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore dhe fetare serbe në Kosovën, Ban ka ftuar autoritetet e Kosovës të dyfishojnë përpjekjet e tyre për ta tejkaluar hendekun mes obligimeve dhe angazhimeve të tyre.

Në aneks është edhe raporti i shefit të misionit të EULEX-it, Xavier bout de Marnhac, i cili thotë se misioni i BE-vazhdon të ndihmojë në zbatimin e reformave institucionale dhe se janë shënuar përparime në shumë gjykime. Aty thuhet se vazhdon hetimi për pohimet e raportuesit të Këshillit të Evropës, Dick Marty, për tregtinë e organeve në Kosovë. (Telegrafi)


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni