Jeremiq ka përsëritur se “çështje kyç” është që mandatin për hetime për trafikim me organe ta ketë Këshilli i Sigurimit si dhe që të shmangen “standardet e dyfishta” ndaj krimeve të luftës, duke theksuar se deri më tash krimet e kryera në territorin e ish-Jugosllavisë janë hetuar me mandat të Këshillit të Sigurimit. 

 

Gjenevë/ONU, 20 prill / AIK-Presheva Jonë

Pas konsultimeve me ministrin e Jashtëm të Rusisë, Sergei Lavrov, shefi i diplomacisë serbe Vuk Jeremiq i ka dërguar dje një letër sekretarit të përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara Ban Ki Mun dhe ia bashkëngjitur propozimin e Serbisë lidhur me hetimin e pretendimeve për trafikim me organe njerëzore në Kosovë.

Jeremiq ka përsëritur se “çështje kyç” është që mandatin për hetime për trafikim me organe ta ketë Këshilli i Sigurimit si dhe që të shmangen “standardet e dyfishta” ndaj krimeve të luftës, duke theksuar se deri më tash krimet e kryera në territorin e ish-Jugosllavisë janë hetuar me mandat të Këshillit të Sigurimit.

Pasi sekretari i përgjithshëm t’ua prëcjellë letrën dhe propozimin e Serbisë vendeve anëtëre të KS, do të fillojnë konsultimet në kuadër të KS ka thënë Jeremiq. Ai thotë se me kolegët rusë është marrë vesh që në ç’mënyrë të zhvillohen konsultimet.

Jeremiç: Mandatin për hetimin t’a japë Këshilli i Sigurimit

Ministri i Jashtëm serb Vuk Jeremiq, tha se elementi kyç i propozimit që Serbia ia ka dërguar Kombeve të Bashkuara lidhur me hetimin e organeve në Kosovë, është që mandatin për zbatimin e hetimit t’a japë Këshilli i Sigurimit.

“Arsyeja kryesore është sepse të gjitha krimet e luftës në ish Jugosllavi në vitet e ’90-ta janë hetuar me mandatin e KS të OKB, dhe ata që i kanë hetuar duhej ta njoftojnë këshillin për gjetjet e tyre”, tha Jeremiç pas një takimi me homologun norvegjez Jonas Gar Store.

Sipas shefit të diplomacisë serbe, kjo duhet të sigurohet edhe në këtë rast.

 

SHPËRNDAJE