SuperMario, që njihet më shumë si “djali i keq” i fushës së gjelbër është shndërruar në krenarinë e kombëtares italiane.
Sulmuesi me origjinë ganeze ka ‘ekzekutuar’ Gjermaninë në gjysmëfinale të Kampionatit evropian, duke shënuar të dy golat e fitores për skuadrën e Çesare Prandellit (2:1). “Kjo ishte nata më e bukur e jetës sime. Por unë shpresoj se edhe më e bukur se kjo do të jetë mbrëmja e së dielës. Unë shpresoj të fitojmë, pa marrë parasysh nëse unë luaj keq”, ka thënë Balotelli. ”E kam pritur kaq gjatë këtë ditë. Nëna ime është goxha në moshë, por erdhi deri këtu. Në finale e dua edhe babanë tim: Shpresoj që në fund të këtij kampionati të kem katër gola dhe jo vetëm dy”, ka shtuar SuperMario.

SHPËRNDAJE