Zbulohet sekreti i humbjes së suksesshme të kilogramëve

Harroni numërimin e kalorive, të karbohidrateve ose ciklet hënore, për sukses në dietë është thelbësor vetëm një gjë – duheni ta mbani gjuhën lidhur. Nëse jeni si shumica e banorëve të botës perëndimore, edhe ju me siguri tashmë disa vjet rropateni me plane të ndryshme të ngrënies dhe dietat që premtojnë mrekulli, dhe kurrë nuk japin rezultat. Edhe pse shumica prej nesh e dinë “formulën” e suksesit afatgjatë në luftë kundër kilogramëve të tepërt – ushqimi i shëndetshëm dhe i balancuar dhe ushtrimet e rregullta – pakkush ka kohë, vullnet dhe para që t’i përkushtohet seriozisht kësaj. Megjithatë, nuk është gjithçka kaq e zezë. Shkencëtarët amerikanë pohojnë që vetë tipi i dietës për të cilin vendosni nuk është aq i rëndësishëm, por thelbësore është që dieta juaj të jetë e fshehtë. Hulumtimi ka treguar se si njerëzit që ndajnë detajet e programit të tyre ushqyes me familjen dhe miqtë kanë më pak shanse për të pasur sukses në arritjen e qëllimit. Këtë dukuri të pazakontë e shpjegojnë me atë që mbështetja të cilën na ofrojnë miqtë dhe familja kur u tregojmë që jemi në dietë, mund të ketë efekt negativ në motivimin tonë që të vazhdojmë, pasi që truri ynë madje edhe ato lëvdata vetë i merr si sukses, dhe pas kësaj nuk kemi më të njëjtën nevojë për të këmbëngulur me dietën si para kësaj. “Rreziku qëndron në atë që pas lavdërimit personi fiton përshtypjen që tashmë ka arritur qëllimin e vet dhe nuk ka nevojë që të mundohet edhe më gjatë”, thotë dr. Peter Gollwitzer, udhëheqësi i studimit. “Bëhet fjalë për një gjë dhe përshtypje krejt të nënvetëdijshme së cilës është vështirë t’i rezistohet. Gjëja më e mirë që mund të bëni për suksesin e dietës suaj është ta mbani gjuhën lidhur”, ka thënë ai për CNN.


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni