Në foto: Bajram Sadriu, kryetari i Shoqatës së Bjeshkëtarëve “Ostrovica” -Preshevë

 

Me rastin e njëvjetorit të themelimit të shoqatës së bjeshkëtarëve “Ostrovica” të Preshevës, të dielen e 12 prillit u organizua një “Marshutë” disa kilometershe të cilën vetëmse e kishin në planprogram të aktiviteteve të tyre kryesia e shoqatës. Pikqëndrim i marshutës ishte pikërisht kodra e ashtuquajtur “Marshalla” e cila gjendet në mes të fashatit Kurbali dhe Stanec, e cila ka një naltësi mbidetare 1048 metra, shpjegon për agjencinë informative « Presheva Jonë » z.Bajram Sadriu, kretar i shoqatës së bjeshkatërve nga Lugina « Ostravica »

 

 

Nga Bilall Maliqi

 

 

ALPINIZMI KONTRIBUT I RËNDËSISHËM DHE GJITHËPËRFSHIRËS I NJERËZIMIT
Stacioni i parë i nisjes për këtë marshutë ishte pikërisht para zyrës së Shoqatës ku u mblodhën një numër i konsiderueshëm i anëtarëve të shoqatës. Për ta nderuar datlindjen e kësaj shoqate të vetme në këto tri komuna kishin ardhur edhe anëtarë të Shoqatës “Zhelezniçar” të Vrajës. Këtë rrugëtim e udhëhoqi kryetari i Shoqatës së Bjeshkëtarëve “Ostrovica” të Preshevës z. Bajram Sadriu të cilin fillimisht e pyetëm për disa të dhëna për këtë Shoqatë , numrin e saktë të anëtarëve, se për çka angazhohet kjo Shoqatë, cili është synimi i tyre në të ardhmen etj., e që kryetari për gazetarin tuaj shprehet:

 

THEMELIMI

 

Te Shoqata jonë”OSTROVICA” Preshevë, është prezent edhe tradita, kultura, humanizmi si dhe dashuria gjithëpërfshirëse njerëzore, mungesa e mos ekezistimit të kësaj Shoqate si dhe shumë Shoqatave dhe veprimtarive tjera,nenkuptohet mungesa e aftesive profesionale.
Erdhi koha dhe momenti që t’i takoj disa të rinj vendas,duke bërë sheti nëpër natyrë për të thithur ajër të pastër dhe të shendoshë ,ua prezentova dëshirën dhe vullnetin tim për themelimin e Shoqatës së Bjeshkëtarëve tek ne në Preshevë ,pasi që kishin kujdes dhe vullnet të mirë dhe sinqeritet për një ambient të pastër dhe të shendoshë, ekologjik , pranuan ofertën dhe formuam keshillin inicijativ për themelimin e Shoqatës së Bjeshketarëve.
Definitivisht me 15.04.2008. u mbajt seanca e parë e Kuvendit Themelues të Shoqatës së Bjeshkëtarëve ”Ostrovica” Preshevë, ku tani është Shoqaë me plot të drejt dhe sovranitet të plotë juridik.
Pas themelimit.SH.B. “Ostrovica” Preshevë, brenda një afati të shkurtër,ka arritur suksese dhe rezultate të lakmueshme , pa kurfarë ndihme qoft ajo financiare dhe materiale, sa i përket rolit, rëndësisë së kësaj Shoqate lirisht mund të thuhet se për veprimtarinë e kësaj nuk ka dituri dhe njohuri të mjaftueshme e ne radhë të parë tek Bjeshkatarët ekziston një vizion i qartë dhe i bazuar në tri pika: Tokë, Ujë dhe Ajër te pastër e të shëndoshë për të gjithë krijesat e këtij planeti
ANËTARËSIMI

 

Sipas kryetarit të Shoqatës Bajram Sadriu del se Shoqata në gjirin e saj ka më se tridhjetë anëtarë, ku në të ardhmen pritet të rritet numri i dashamirësve të natyrës.Është Shoqatë e barabart me të gjitha Shoqatat në rajon.Është me rëndësi se në mesin tonë kemi anëtarë të grupmoshave të ndryshme, por kemi edhe voglushen Tringa Hyseni e ciula ëahtë anëtarja më e re në Shoqatë ,por mendoj se edhe në Shoqatat tjera nuk ka anëtarë më të ri se Tringa.Nëse merret parasyshë unë si kryetarë deri tani kam arritur mesatarën në të gjitha majet që i kam pushtuar del shuma prej 19593 m-lartësi mbidetare, kurse udhëtim në këmbë kam bërë deri tani 560 km.Ndërsa anëtarja më e re Tringa Hyseni deri tani i ka pushtuar majet e larta dhe ka arritur një shumë prej 4468 m-lartësi mbidetare, ndërsa udhëtim në këmbë ka bërë 110km.Kjo pra është një mrekulli e vërtetë…

 

 

AKTIVITETET

 

Brenda një viti pune të Shoqatës sonë, kemi pasur aktivitete të shumta dhe janë diku njëzetë e nëntë aktivitete.Si shenjë respekti herën e parë pushtuam majen e Ostrovicës 1164 m./lartësi mbidetare, dhe për atë arsye edhe e pagëzuam me emrin “Ostrovica”.
Aktivitetet e Shoqatës janë me sa vijojnë:
-më shumë se dhjetë herë e pushtuam majën e Ostrovicës
-Majën e Zezë 1223m, në pikën trekufitare Kosovë-Maqedoni-Serbi,
-Majen e Lubotenit, 2500m, dy herë,
-Majën e Titos, Maqedoni, 2748m,
-Brezovicën 2521m,
-Peskovin, 2651m,
-Gjeravicën., 2656m,
-Besna Kobillën, 1923m,
-Kozjakun, 1283m.
Kemi bërë rrugëtim edhe nëpër fshatra të Karadakut të Preshevës…

 

 

 

MUNGESA E SHOQATËS SË BJESHKATARËVE DO TË THOT SI PLANETI PA DIELL

 

Një shoqat e till kur njiherit më parë në të gjitha kohrat vite e shekuj nuk ka ekzistuar në këtë trevë qka nën kuptohet se kishte pasuri begati pyjore, ndërsa kur erdhi koha dhe momenti për të themelu një shoqat të bjeshkatarisë nënkuptohet një vonesë e një dashurie ndaj një pasurie natyrore që don të thotë në këto kohra pyjet përjetojn me përmasa të mdha një shkatrrim. Dihet se edhe për këtë pasuri natyrore eksistojnë ligje si dhe që kemi arrit pr të potencuar çdo moment konventa ndërkombëtare nënkuptohet se në rrethinën ku vepron shoqata e bjeshkatarëve nuk vlejnë ligjet apo konventat ndërkombëtare në rujajtjen dhe mbrojtjen e të ksaj pasurie natyrore.

 

 Shoqata e bjeshkatarëve Ostrovica Preshevë u themelua mbajti kuvendin e par të themelimit të saj më 15 prill 2008 në të cilën u zgjodh kryetari i shoqatës dhe organet e saj. Shoqata e bjeshkatarëve mbrenda një periudhe shum të shkurtër ka arritur rezultate të lakmueshme në prezentimin e kulturës të ksaj veprimtarije në një hapsirë të gjër republikane e ate ndërkombëtare aktivitetet e shoqatës në periudhën tri vjeçare nuk mund të shkruhen me pak fjalë por sa i përket keti viti shoqata ka zhvilluar mbi 58 akcione të karakterit lokal republikan e ndërkombëtar. Kto të dhëna dëshmojne mirënjohjet të cilat i jan ndarë ksaj shoqate nga radha e shum shoqatave të vendit dhe më gjërë. aktivitetet e saja këti viti i përmbylli me organizimin e tretë tradicional me moton pushtimi i majes së Osrovicës 1164 mld.

 

Në këtë akcion kan marrë pjesë shum shoqata nga mbar republika e Serbis si dhe ma gjërë, por ky akcion ka zgjuar një jehonë një entuziazëm e në veqanti tek rinia e ksaj treve Preshevare e sidomos nxënës të shkollave të mesme. Vlen për të thënë mos prezenca e mediumeve vendore për të kumunikuar me pjesmarrsit e akcionit në fjalë nuk mundet të ndriqohen dëshirat roli rëndësia e këti akcioni gjegjësisht veprimtarie të bjeshkatarisë. Vlen për të thën se kjo shoqatë ka bër dhe po e bën që nuk ka bërë asnjë shoqatë tjetër si motër e ksaj në këtë trev me vullnetin dhe ndimën më të madhe vetanake arriti që të filloj punën në ndërtimin edhe të një shtëpie të bjeshkatarëve ne fshatin Caravajkë.

SHPËRNDAJE