Në qytetin Bajram Curri organizohet festivali “Sofra Dardane” do të merr pjesë SHKA “Presheva jehon” dhe kryetari i Komunës Z. Ragmi Mustafa

 

Bajram Curr, 13 qershor

Kryetari i Unionit artistik të kombit shqiptar, Azgan Haklaj në bashkëpunim me bashkinë e qytetit të Bajram Currit organizojnë për të dhjetin vit me radhë festivalin “Sofra Dardane”, njofton TvP. Në këtë festival do të marrin pjesë ansamble, grupe kulturo-artistike dhe rapsod nga të gjitha trevat shqiptare. Në natën e parë në këtë festival do të prezantojnë edhe Shoqëria Kulturo artistike Presheva jehon nga Presheva. Vlen të theksohet se në këtë festival përpos ansambleve nga të gjitha trojet shqiptare do të prezantojnë edhe personalitete të larta të institucioneve qendrore dhe lokale shqiptare. Ndër ta edhe kryebashkiaku Lulzim Basha, ministri për kulturë Aldo Bunkçi dhe kryetari i komunës ës Preshevës, Ragmi Mustafa.

SHPËRNDAJE