Prof.Fadil MALOKU

1. Presidenti i AKR-s, Behxhet Pacolli me idenë e vizitës së Novi Pazarit (Sanxhakut) përveç tendencës për ta mirëmbajtur sensin e protagonizmit mediatik vetanak, dhe atë të synimit të (gabuar dosido!) leksionit nga kursi për “trajnim” paraelektoral, asgjë më shumë nuk ka arritur, të bëjë.

2. Sepse, saktë e ka dijtur, se nuk ka shansa me realizua vizitēn e apostrofuar, për faktin; e barrës (që Serbia, si shtet me përvojën e armiqësisë së njohur, s’do e lejonte kurr) së postit që është duke e ushtruar aktualisht në qeverinë Haradinaj, por, edhe faktin dhe shkaku e rrethanave dhe atmosferës së kontaminuar momentale politike në rajon. 3. Pra, vizitë për “vizitë”, më mirë do i binte (edhe për; protagonizëm e edhe për konsum të brendshëm), sikur të “insistonte” t’i vizitoj më parë vëllezërit e gjakut (në Kosovën Lindore!) e më pastaj, nëse i del kohë ata të religjionit (Novi Pazarin). Duket që këshillimet e gabuara, nga njerëz adoleshent (në politikë) dhe të painformuar sa duhet me “frymarrjen” sociale kosovare, më shumë i kanë bërë dëm, se sa dobi!

SHPËRNDAJE