Bac, a u kry a s’u kry kjo puna e Malit…?

Behgjet Pacolli e ka konfirmuar se nuk ekziston më njohja e 92’të për Kosovën dhe në të njëjtën kohë i ka thurur vetes lavde se është duke bërë punë të madhe në diplomaci. Ndryshe prej deklaratave të mëhershme këmbëngulëse se Mali e ka njohur Kosovën, të martën Pacolli ka pranuar disfatën.

Ka thënë se njohja është zhbërë pasi në Bamako ka ardhur në pushtet ushtria, që e ka kthyer prapa njohjen ndaj Kosovës. Për Pacollin paralajmërimet se një shtet e ka njohur Kosovën dhe më pas e ka zhbërë atë do të mësohen dhe studiohen nëpër universitete. Po ashtu për herë të parë ka përmendur sintagmën “teknologjia ime diplomatike”.

“Është kjo eksperiencë; ky bagazh; është teknologjia ime diplomatike, që nesër do të studiohet nëpër universitete; është rrjeti im i miqve ndërkombëtarë; është angazhimi im i gjithanshëm që më ka siguruar suksesin. Më vjen keq, por askush në Kosovë nuk mund ta ketë këtë eksperiencë, këtë bagazh, këtë teknologji”, ka thënë Pacolli në një editorial që ua ka dërguar mediave.

Në një prononcim për Express, ish-Ministri i Jashtëm, Skënder Hyseni thotë se rasti i Malit vërteton se diplomacia e Kosovës është joserioz


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni