Babi i Heroit të Kombit Afrim Zhitija, vizitoi AKB-në

Prishtinë, 21 qershor 2012 – Në kuadër të realizimit të projektit “Javët e Biznesit Kombëtarë”, i cili realizohet në kuadër të 100 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, Aleancën Kosovare të Bizneseve, e vizitoi babai i Heroit të Kombit Afrim Zhitija, baca Osman.

Agim Shahini, tha se në vazhdën e realizimit të projekti kombëtar “Javët e Biznesit Kombëtar”, ka pritur babin  e Heroit të Kombit Afrim Zhitia, bacën Osman. Sipas tij prezenca në selinë e AKB-së ka nderuar këtë institucion dhe komunitetin e biznesit. “Ne shprehëm gatishmërinë tonë për zhvillimin e Kosovës dhe ekonomisë së saj, duke  quar edhe amanetin e bijave dhe bijve tanë të kombit të cilët dhanë jetën për të punuar, jetuar dhe zhvilluar jetën dhe shtetin e lirë dhe të pavarur”, tha kreu i AKB-së.

Kryetari Shahini,  shprehu falënderimin dhe mirënjohjen e madhe për  familjen e Heroit të Kombit Zhitija, e cila gjatë gjithë historisë ka dhënë kontribut të madh për  lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

“Ne duhet tashmë të përkujdesemi shumë e më shumë për heronjtë dhe familjet e heronjve. Edhe historia të shkruhet si duhet për luftën dhe heronjtë, në mënyrë që fëmijët tanë të mësojnë drejtë për të kaluarën e cila është përjetuar”, tha Agim Shahini.  Udhëheqësi i AKB-së i premtoi Osman Zhitisë se së shpejti me komunitetin e biznesit do të vizitojnë familjen e heroit Afrim Zhitija me të cilin Agim Shahini ka pasur takime të shumta.

Kryetari i Aleancës së Bizneseve të Kosovës, e njoftoi bacën Osman edhe për përpjekjet maksimale të tyre për zhvillimin ekonomik të vendit dhe për mirëqenie më të mirë për popullatën.

Nga ana tjetër Osman Zhitija, babai i Heroit të Kombit Afrim Zhitija, falënderoi kryetarin e AKB-së për pritjen dhe respektin e mirë që u bë.  Ai shtoi se ka ardhur të njoftoi shokun e djali timë dhe njëkohësisht  kryetarin Agim Shahinin, për dekoratën  që i ka dhënë Presidenti i Shqipërisë Bamir Topi familjes së heroit  Afrim Zhitija.

Osmani,  kërkoi nga kryetari i AKB-së dhe bizneset që të vizitojnë  familjen e Heroit në shtëpi.

“E kam një kërkesë që në Kosovë të dominoi uniteti dhe bashkimi, me qëllim të promovimit të vlerave dhe ngritjes së imazhit të Kosovës në kuadër të shënimit të 100 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë”, tha Osman Zhitija. /KI/


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni