San Paolo, 1 shkurt – Ata kishin kryer krime të ndryshme në zona të ndryshme të qytetit, por u bashkuan në qelitë e paraburgimit të një rajoni policie. Babë e bir që kishin 17 vjet  pa u parë, u takuan për herë të parë në një qeli.

Ngjarja ka ndodhur në Brazil, në San Paolo, ku 58-vjeçari Orival Raimundo de Souza ishte arrestuar për kërcënim me vdekje ndaj nipit të tij, kurse djali i tij ishte arrestuar për vjedhje të armatosur, transmeton LSH.

I braktisur nga babai që në moshën 1-vjeçare, ai nuk e njihte atë dhe madje personin të cilin e kishte parë disa herë nëpër rrugët e qytetit nuk e kishte ditur që është babai i tij.

Një nga policët e rajonit, i cili zbuloi lidhjen e tyre të gjakut, organizoi një takim për ta në qelitë e burgut, një takim nga i cili 18-vjeçari nuk pati shumë për të treguar. Ndërsa 58-vjeçari, Orival Raimundo de Souza, i cili është përpjekur të japë sqarime mbi largimin nga jeta e djalit të tij, është shprehur kur ka dalë nga burgu se “do të vij ta pres me veturë  kur ai të dalë nga burgu”.

“Megjithëse e kam shumë të vështirë, sepse nuk jam as shembulli i mirë për të, do të mundohem ta bind që të heqë dorë nga rruga e krimit”, ka thënë babai.

SHPËRNDAJE