Aktivisti i dalluar nga fshati Corroticë, Zijadin Mehmeti me bijën e tijë Ajhane Mehmeti kanë dhuruar mjete në vlerën prej 840 euro për 28 fëmijë që vijojnë procesin edukativo- arsimorë me qëndrimin ditorë në Preshevë, njofton RTP.

Preshevë,2 shkurt/AIK-Presheva jonë

Gjatë ditës së djeshme zoti Mehmeti ka vizituar disa familje me kushte të vështira ekonomike në fshatin Miratoc ku kanë dhuruar mjete për fëmijët dhe për kryefamiljarët. Prindërit e fëmijëve me nevoja të veçanta kanë faleminderuar ndihmën që u është ofruar duke mos lënë anash edhe faleminderimin e veçantë për Shoqatën e prindërve të fëmijëve dhe të rinjëve me aftësi të kufizuara në Preshevë. Aktivisti I dalluar nga fshati Corroticë, Zijadin Mehmeti me bijën e tijë Ajhane Mehmeti aktivitetin e tyre humanitarë e kanë nisur nga viti I kaluar ku për dy paralelet ku mbahet mësimi kishte dhuruar dy kondicioner. Ai njëherit për disa muaj u kishte siguruar edhe shujtën e mëngjesit fëmijëve me aftësi të kufizuara në vlerën e përgjithshme prej 1. 500 euro ndërsa muaj më parë zoti Mehmeti kishte dhuruar edhe mjete në vlerën prej 250 euro.

SHPËRNDAJE