Babai i Dafinës dëshiron ta takojë atë pas 22 vitesh

Dafina Zeqiri është e bija e Nebi Bajraktarit. Ajo mban mbiemrin e të ëmës, sepse ishte vetëm dy vjeç kur u largua prej tij. Ajo u largua me të ëmën dhe motrën drejt Suedisë, ndërsa i ati Nebiu ishte një i burgosur i policisë serbe.

Edhe pse ai ka bërë disa tentativa për ta takuar të bijën pas 22 vitesh, asnjëra nuk ka pasur rezultat. Në një intervistë të dhënë për suplementin ‘Panorama Plus’, ai i bën këtë thirrje Dafinës. ‘Kisha një lutje vetëm një orë të takohem me të dhe të bisedoj që t’ia tregoj të vërtetën. Jam një baba që e dua shumë, sikur të ishte e mundur do bëja gjithçka që është e lejuar dhe e ndershme vetëm që ta dijë të vërtetën sikur e motra e saj, Besa’.

Me Besën, motrën e Dafinës, baba Nebiu është takuar pas 21 vitesh, kur ajo ishte flakur në rrugë nga e ëma. Sot ajo jeton në Suedi dhe mban kontakte me të atin.

I pyetur se si ndjehet për artikujt mbi jetën private të Dafinës, ai shprehet se preket shumë dhe ka dhembje në shpirt e zemër. Ai pohon se është munduar të kontribuojë pozitivisht në lidhjen e saj me Ledri Vulën, duke takuar prindërit e këtij të fundit, por në të njëjtën kohë ndjehet i fyer që Dafina ishte larguar pa i kthyer përgjigje pyetjes së babait të Ledrit, e cila ishte: Pse nuk takohesh me babain tënd?


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni