BABAI I ANGELINA JOLIE: JU RREFEJ LIDHJET TONA ME SHQIPTARËT

JOHN VOIGHT FLET PËR AKTORËT SHQIPTARË DHE i DHURON “PRESHEVA JONË” NJË FOTO TË BIJËS SË TIJ, ANGELINA JOLIE NË PRIZREN

Për herë të parë, John Voight, ylli i kinematografisë hollivudiane, flet për një agjenci informative shqiptare “Presheva Jonë” . Babai i aktores së mirënjohur Angelina Jolie, e cila ka ecur pikërisht në gjurmët e të atit, rrëfen bashkëpunimin e tij me aktorët shqiptarë, John dhe Jim Belushi, si dhe uron pavarësinë e Kosovës si shteti më i ri i Evropës. “Jam i gëzuar për shqiptarët”, ka thënë aktori i njohur amerikanz. Voight

Gjenevë, 16 mars (AIK-Presheva Jonë)

John Voight: Aktori i njohur shqiptare John Belushi, i dha dirtë kinematogrfaisë boëtore
 
Aktroi i njohur amerikan John Voight  ka dhënë shumë për filmin botëror, një jetë të tërë, sidomos kinematografisë së viteve ’70. Karriera e tij nis në mjuzikëllat e Broadway-t për të vazhduar në vitet ’60-të me serialet televizive, për të kaluar më pas me filmat e ekranit të madh dhe me rolet prej protagonisti. Është aktori John Voight, babai i aktores tepër të njohur, bukuroshes Angelina Jolie, e cila ka ndjekur gjurmët e të atit duke iu kushtuar kinematografisë. Për herë të parë, aktori John Voight prononcohet për një media shqiptare. Fituesi i çmimit “Oskar” në vitin 1978 si aktori më i mirë, për filmin “Duke u kthyer në shtëpi”, por edhe i çmimit “Golden Globe” e “Palma e Artë” në po të njëjtën kategori, rrëfen për Agjencine Informative Kombëtare “Presheva Jonë” bashkëpunimet e tij me aktorët shqiptarë.

AKTORI AMERIKAN JOHN VOIGHT ME NEFAIL MALIQIN

“Unë kam pasur fatin të njihem, por edhe të interpretoj me aktorë shqiptarë, me të cilët kam aktruar në filmin e Tom Cruis ‘Mission impossible’ të vitit 1996. Jam i mendimit se shqiptarët janë aktorë të shkëlqyer. Mjafton që të përmend emrin e aktorit të ndjerë, të madhit John Belushi, i cili u nda nga ne kolegët dhe ju shqiptarët në marsin e vitit 1982, pastaj vëllain e tij James Belushin, i cili vazhdon të jetë një aktor i suksesshëm”, tregon aktori John Voight. “E di se ju shqiptarët keni humbur një aktor të jashtëzakonshëm, por ne kemi humbur një koleg dhe mik të madh. Por kjo nuk do të thotë se me të marrin fund aktorët e suksesshëm shqiptarë. Sot Shqipëria e Kosova ka shumë Belusha të tjerë”, shton babai i aktores hollivudiane Angelina Jolie.

ANGELINA  JOLIE:   NJË FOTO PËR KUJTIM NGA PRIZRENI I BUKUR KOSOVËS

Aktori i njohur amerikan John Voight duket i hjeshtë në komunikim, duke e bërë bisedën më të ngrohtë e më interesante. Sigurisht që i njeh shqiptarët, Shqipërinë e Kosovën, për shkak të aktorëve të njohur, kolegë të tij, James e John Belushi, por edhe për shkak të luftës së madhe të shqiptarëve të Kosovës për pavarësi. “Unë i njoh shumë mirë shqiptarët. E kush nuk i njeh shqiptarët, kush nuk e di se ku ndodhet Kosova? E di mirë dhe e njoh luftën e shqiptarëve liridashës për ta parë Kosovën të pavarur… Kosova sot ka fituar statusin të cilin e ka merituar. Jam i gëzuar kur sot në Kosovë shqiptarët dhe mbarë qytetarët e saj jetojnë në paqe dhe liri. I përgëzoj ata dhe uroj nga zemra pavarësinë e shtetit më të ri në Evropë”, thotë i qeshur ai duk më ofruar një foto të bijë së tij Angelina NJolie  e cila  e kishte bërë kohë më parë në Prizrenin tonë të bukur.

John Voight është një yll i kinematografisë botërore, aktor mjaft i njohur dhe i dashur

John Voight, ky aktor i suksesshëm në vitet ‘70, më pas do ta humbiste shkëlqimin e dikurshëm. I prezantuar në historinë e kinematografisë si një prej yjeve të para antikonformiste, u transformua më pas në një aktor pre e teprimeve të tij. Të duket sikur në historinë e kinemasë ka dy John Voight: i pari është një nga ata aktorët e rrallë, të bukure të talentuar të gjeneratës së re të viteve ’70 në Amerikë dhe i dyti, gati i panjohur pas një heshtjeje nisi të shfaqet sërish, edhe pse më rrallë në filmat e fillimviteve ’90. John Voight është më shumë i njohur për publikun shqiptar me filmin “Kampioni”. Emri i tij i vërtetë është Jonathan Vincent. Ai ka lindur më 29 dhjetor 1938. Është aktor, regjisor dhe producent i kinematografisë amerikane. Në vitin 1973 lidh kurorë për herë të dytë me Marcheline Bertrand, me të cilën ka edhe dy fëmijë që do të ndjekin gjurmët e tij në botën e kinemasë: James Haven dhe Angelina Jolie. Për një periudhë të gjatë kohe, Voight nuk ka komunikuar me të bijën, Jolie, pasi ajo e fajësonte për tradhtitë jashtëmartesore dhe vuajtjet që i ka shkaktuar të ëmës.


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni