Një britanik mund të hyjë në librin e rekordeve, si babai i më shumë se 600 fëmijëve, raportoi e përditshmja “The Telegraph” ditën e mërkurë.

Megjithatë, nuk bëhet fjalë për një njeri jashtëzakonisht të dhënë pas grave apo familjes, por për një mjek abuzues, që ka përdorur materialin e tij gjenetik në shumicën e 1 500 grave që kërkonin një lindje nëpërmjet farëzimit artificial në klinikën e tij.

Gjinekologu Bertold Wiesner dhe gruaja e tij operuan një klinikë nga vitet 1940, për më shumë se tre dekada, pikërisht në periudhën kur nisi të përdorej për herë të parë praktika e fertilizimit artificial, për të gjithë ato gra që kërkonin një fëmijë pa u martuar që nuk arrinin të kishin fëmijë si rrjedhojë e problemeve të partnerit.

Sipas kontratës së zakonshme në këto raste, një nënë nuk ka të drejtë të njohë identetin e dhuruesit të spermës që përdoret për ta lënë shtatzanë duke e injektuar atë në vezë, por ajo mund të përzgjedhë më përpara disa karakteristika, të cilat ndihmojnë për të përzgjedhur babain biologjik.

Barry Stevens dhe David Gollancz, të cilët erdhën në jetë nga nëna që iu nështruan ndërhyrjeve në atë klinikë rezultuan së fundmi se janë vëllezër për nga babai dhe 12 prej 18 pasardhësve që kanë pranuar të testohen janë zbuluar se janë krijuar nga i njëjti dhurues, që është vetë mjeku.

Kjo është një provë e qartë që në shumicën e rasteve nuk përdorej materiali gjenetik i dhuruesve, por ai i vetë gjinekologut, që nuk jeton më prej vitesh.

”Bëhet fjalë për një abuzim madhor. Duke llogaritur numrin e binjakëve dhe dështimeve, midis 1 500 pacienteve që ndërmjet viteve iu nënshtruan farëzimit artificial, vlerësoi se Ëiesner është baba i 300-600 fëmijëve”, vlerësoi 59-vjeçari Gollancz.

SHPËRNDAJE