“Liderët e Luginës së Preshevës të drejat e tyre legjitime kombëtare sikur flamurin, universitetin duhe t’i kërkojnë në Bruksel e Gjenevë e jo në Tiranë e Prishtin e hiq e ma hic në Beograd… “ka thënë Azem Vllasi për agjencinë informative „Presheva Jonë“

Prishtinë,11 dhjetor/AIK-Presheva Jonë

Ish-funksionari i Kosovës dhe i „bivsha“ Jugosllavisë, Azem Vllasi, sot avokat i njohur në Kosovë ka deklaruar agjencisë informative „Presheva Jonë“ se  „përkundër asaj  se në godinën e qelqtë në Prishtnë  nuk flet askush për ndarjen e Kosovë, megjithatë  flitet në koluare të ndryshme herë për ndarje e herë për këmbime…“  Ai në vazhdim ka shtuar se një ndarje mes Serbisë dhe Kosovës herdokurdo do të ndodhë, sepse sipas Vllasit „ne nuk mund t’i lëmë vllezërit tanë në Serbi dhe mos harroni se edhe serbët kanë vëllezrit e vetë… Pra,  deshëm nuk deshëm duhet ta pranajmë realitetin. „Dhe nuk është qudi që një ditë do të ndodhë ribashkimi i Luginës së Preshvës me Kosovën. Për keto ndryshime kufijsh do të ndodhë këtë e pranojnë edhe ndërkombëtarët në menyrë indrekte, anie pse nuk flasin publikisht. P or për ne asesi nuk do të pranojmë një ndraje apo  ndrrim të  territoreve me Mitovicën. Serbët vetëm mashtrohen se me Preshevën mund ta marrin Mitrovicën. Presheva pa kurrëfarë ndrrimi i takon Kosovës, Këtu, ne nuk mund të lëshojmë pe dhe ndrrimin e Preshevës mund ta pranojmë eventualisht vetëm me Zubin Potoku e asesi me Mitorvicën…“, tohtë Azem Vllasi.

Ish-udhëheqës ynë i lartë politik në Kosovë, gjatë  kohës së Jugosllavisë, Azem Vllasi, në një intervistë dhënë  „Presheva Jonë“ due folur për vlimet e fundit në Veri, po ashtu ka theksur se gjendja në veri po ju konvenon vetëm grupeve kriminale, në Kosovë e Serbi,  “Është krejtësisht e qartë se ngjarjet në Veri u shërbejnë vetëm strukturave kriminale. Pikat kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak, janë super- poligon për aktivitet e grupeve kriminale serbe mes shqiptare. Madje meato të holla fianncohen edhe disa parti poiltike andej e këndej..sespe aty janë në pyetje biznesi nga 500 e 600 milion euro“ Prandaj, sipas z.Vllasit, pa eleminimin e këtyre grupeve ekstremsite te involvura ne kriminalitet nuk ka edhe paqe dhe stabilitet në Kosovë e as rajon..

Duke folur për Luginën e Preshevës, në vazhdim z.Vllasi ka dekaruar se“ deklaratat e disa liderëve në Luginë të Preshevës herë për bashkim me Kosovën e herë me Shqipërinë  bëhet vetëm për marketnig politik. E thash këtë se ketë ripërcaktim kufijsh e ka n‘dorë Beogradi dhe Prishtina e jo Lugina…ata duhet të kërojnë të drejtat e tyre legjitime te komuniteti ndërkombëtarë “

Sa i përket cështjes së flamurit,  pohon në vazhdim Azem Vllasi, se ndër shiptarët në Serbi flamuri përdoret vetëm një herë në vit më 28 nëntor, dmth Serbia i lenë atë ditë ta bëjnë „Bajram“ dhe Serbia i len për këtë ditë nga 364 tjera të bëjnë cfarë të duan..dmth e kanë pak si sallamadi…Nëdrsa në anën tjetër Beogradi vazhdonë të diskriminoj në gjitha fushat popullatën në ato treva te banuara me shumicë shqiptare.“ Sipas Azem Vllasit, liderët e Luginës së Preshevës të drejat e tyre legjitime sikur flamurin, universitetin duhet t’i kerkojnë në Bruksel e Gjenevë e jo në Tiranë e Prishtin e hiq e ma hic në Beograd… Duke folur për diktatorin e fundit të Evropës Milloshevic Azem Vllasi duke lëvizur kokën thotë se „Milloshevici ka qenë magari ma i madh i Evropës dhe ja ai vdic si qen në burg, shkoi ashtu siq e kishte merituar..megjithse  e kishte merituar më kec..“

SHPËRNDAJE