AZEM HAJDARI-URAGANI DEMOKRACISE SE BRISHTE SHQIPTARE

Shkruan:Eugen SHEHU

Ikje përmes kushtrimeve,kështu mund të thuhet ndryshe për ikjen e Azem Hajdarit, kësaj legjende të kohërave tona të mbrame.Ikja përmes klithmave që neve ,askurrë të mos dorzohemi,  përpara çdo lloj diktature.Përpara çdo lloj dhune.Mesazhi i këtij largimi është i përjetshëm ai thërret të mos gjunjëzohemi askurrë ndaj lojërave makiavelike të pushteteve të mercenarëve komunist,të çfardo lloji ngjyre qofshin ato.

                                                     RETREOSPEKTIVË

Lindi në Tropojë në vittin 1963.Kohë diktaturash të rrepta,kohë e një lire të rrethuar brenda hekurave të regjimit hoxhist,kohë e mbajtjes së mendimeve të thella.Politika shqiptare e viteve 60-70,turfullonte ashtu si Valbona në prill,kur shkrinin borën.Në këtë turfullim ogurzi të saj,rrezikonte të përmbusheshin tashmë,jo pyjet dhe vargmalet e Jezercës por vetë e ardhmja e shqiptarëve.Ky rrezikim i ngjante atij honi të thellë ku diktatura komuniste,përgadiste të hidhte lirinë e ëndëruar e të masakruar të shqiptarëve.
Ndjek shkollën në qytetin që mban emrin e Bajram Currit dhe ka plot miq e shokë që diskuton ardhmërinë.Kuptohet se mban rezerva kur flet,anipse guximi nuk i mungon.Por ishte kohë e fataliteteve të mëdha.Kohë e dhunës nga ma të egrat në krejt Evropën komuniste-lindore.Ishte tepër i njomë për ta përzier fatin e tij,me fatalitetin shqiptar.Kësisoj,deri për të ardhur në ag të vitit 1990,aherë kur studionte për drejtësi në Tiranë.A thua se kish parandjerë që Shqipëria do të fitonte drejtësinë emohuar pesë decenie,vetëm duke shembur dhunën komuniste ? A thua se pat parandjerë që diçka kish filluar të mblidhej pikë-pikë prej zemërimit popullore shqiptare kundër diktaturës komuniste ? Unë mendoj se po. Ndryshe nuk kish si të spjegohet që me miqtë e vet të ngushtë ai rrinte deri vonë në natët e dhjetorit 1989, e diskuton mbi rrjedhat e ngjarjeve në Evropë,Ballkan e sidomos në Shqipërinë e dashur.

                                                       NË KRYE TË URAGANIT

Viti 1990 do të shkëndijonte të parat lëvizje studentore kundër totalitarizmit shqiptar.Këto shkëndije diku ngjiteshin lartë e diku shuheshin por ato vijuan në mënyrë të tillë që dalëngadalë diçka nisën të ndryshojnë në mentalitetin e shqiptarëve.Pra bijtë e tyre,ata të rriturit me aq dhimbje e mundime,vajzat e tyre “të edukuara” me mësimet e Partisë… tani po protestonin. Ishte shpallur herezia ! Komiteti Qendror gjakpirës i kriminelit Ramiz Alia,nisi menjëherë nga fushata e denigrimit dhe persekkutimit të atyre studentëve që kërkonin të drejtat e tyre.Që kërkonin të kapnin një rreze drite të ardhmërisë.Makina komuniste e dhunës u vu menjëherë në veprim.Tashmë objektivët e saj nuk ishin me vendimet për mbjelljet dhe korrjet,por si duhej ndëshkuar kjo rrini “ e çoroditur”.Akti i parë i dhunës fizike komuniste ndaj rinisë,ishte tërheqja zvarrë e trupave të disa të rinjëve që kishin dashur të kalojnë kufirin me tela me gjëmba të shtetit amë.Reagoi menjëherë rinia. Studentët,në sheshin e tyre demonstruan.Tërhoqi vëmendjen një djalë flokzi,truplartë,me theksin verior.Policia e fshehtë e Ramiz Alisë,s’ngurroi të njoftonte shefin emadh të saj,ky djalë ish nga Tropoja dhe quhej Azem Hajdari.Më pas nisin protestat masive të studentëv.Gjendja dalëngadalë po elektizohej.Azem hajdari thirret në policinë e Tiranës por çuditërisht,ai është tepër i prerë në përgjigjet ndaj agjentëve të fshehtë të policisë gjakatare komuniste.Natyrisht ai është dhe student në drejtësi dhe di të mbrohet duke argumentuar me saktësi lëvizjen e bashkëmoshatarëve të tij. Dalëngadalë,do të vinte kësisoj edhe 8 dhjetori i vitit 1990.Lëvizja studentore tashmë ka filluar dimensionin e vet real.Ajo jo vetëm që u ka hapur telashe mehmurëve komunist po dalëngadalë po organizon vullkanet nëntokësore.Nëntoka e shpirtit të shiqptarëve ishte mbushur së thelli me vuajtje e persekutime 50 vjeçare.Ajo priste një shpërthim vullkani,duke dëshmuar jo vetëm durimin ndaj padrejtësive por sidomos shpirtin emadh të etur për demokraci.Në demonstratën e madhe studentore të 8 dhjetorit 1990,Azem Hajdari u vu për të parën herë në krye të mijëra bashkëmoshatarëve të vet.Parrulla ishte LIRI-DEMOKRACI, e dalë prej gjoksit të tij dhe e pasuar prej mijëra studentëve,nëpër rrugët e Tiranës,ishte shpërthimi i llavës vullkanike.Mijërat e protestuesve për herë të parë,vunë re se në krahë të tyre,ndonëse të friguar,ishin edhe nënat e baballarët,motrat dhe vëllezërit e tyre.Por 8 dhjetori i vitit 1990,ishte edhe ballafaqimi i parë,i hapur i policisë së fshehtë shqiptare,i policisë kriminale dhe gjakpirëse të shtetit komunist,me studentët dhe studentin Azem Hajdari.Dëshmitarë të asaj date e mbajnë mend fort mirë,se si studenti nga Tropoja,duke shpërfillur mburojat dhe armët,u priu bashkëmoshatarëve të vet me një guxim të pashoqë.Këto mjeranë të policisë të monstrës Ramiz Alia,nuk mund ta kuptonin se bënin shërbimet e tyre të fundit, të urryera,një diktature që pat shkataëruar jo vetëm bukuritë natyrore të atdheut të shqipeve por edhe ndjenjat dhe shpirtin e madh të lirisë dhe përkushtimit të shqiptarëve.Duke ecur pa u trembur përballë këtyre “mbrojtësve” të diktaturës së proletariatit,Azem Hajdari kthehej njëherazi në simbo, të lëvizjes antikomuniste shqiptare,në simbol të atij uragani që do të vinte përpara përgjegjsisë jo vetëm diktaturën enveriste 50 vjeçare,por edhe ideatorët kryesor të saj.
Në vitin 1991,ky uragan i madh do të përshkonte mijëra kilometra rrugë,anëkënd Shqipërisë,kudo ku shpirrtërat shqiptarte të lodhur prej diktaturës së kuqe donin të shihnin ringjalljen e kombit, e vetëdijes nacionale, e krenarisë shqiptare.Azem Hajdari do të jetojë çdo ditë e çdo çast me shqetsimin e madh të situatave,brenda gjoksit të tij ndiheshin furtunat e reja që lindnin.Kavaja e Fieri,Vlora e Përmeti,Korça e Shkodra,Tropoja e Kukësi,këto qytete që patën jetuar tragjedinë 50 vjeçare,këta qytete që i mbushën rrugët dhe shkollat e tyre me emra bollshevikësh e marksist-leninistësh,dualën tashmë të presin djalin e tyre,djalin e Tropojës e krejt Shqipërisë,furtunën e demokracisë.Në këtë erë kishte nisur të dryeje në mbarë trojet e shtetit amë.mendimi i Azem hajdarit shpallosej i lirë dhe plot guxim.Ndër nismëtarët e frontit antikomunist,ndër të parët që kërkuan përbysjen e legjislacionit komunist dhe pranimin e pluripartitizmit,ishte padyshim Azem hajdari.Kur një grup studentësh shqiptarë,shkojnë për takim tek kreu i atëhershëm kriminal i shtetit Ramiz Alia,ky i pret së bashku me ministrin e atëhershëm të arësimit,bashkëkriminelin Skënder Gjinushin dhe përpiqet me çdo kusht të neutralizojë dhe godasë veprimet dhe protestat e tyre. Por është pikërisht udhëheqësi i këtyre studentëve Azem Hajdari,i cili edhe pse pat marrë porosi nga policia e fshetë shqiptare,të mos revoltohej,ngrihet rrëmbimthi dhe i kërkon Ramiz Alisë firmosjen e pluralizmit. ”Përndryshe, ne studentët na ke në shesh,ditë e natë,duam liri,duam demokraci.Unë do jem i pari që s’do dëgjoj fjalët tuaja ! Kam besim jo vetëm tek studentët por ke gjith populli.Emri i Enver Hoxhës asht i urryer.Ai nuk ka si të jetë në krye të Universitetit shqiptar.Ne jemi të vendosur se do ta rrëzojmë diktaturën me mjete demokratike.Por nëse lypet,mund të japim edhe gjakun”.
Më 12 dhjetor 1990,të detyruar prej uraganit,por edhe prej revoltave antikomuniste që po vinin prej Evropës lindore,pushtetarët komunist mes shumë debatesh lejuan pluralizmin politik, përndryshe krijimin e Partisë Demokratike.Një kryesi e dalë prej mbledhjes së kësaj dite vendosi që deri në mbajtje të kongresit,Partia Demokratike të udhëhiqej nga kjo kryesi në krye të së cilës u vendos Azem hajdari,ç’prej atij momenti e deri në fund të jetës së vet,biri i Tropojës,mbajti mbi supet e veta krejt një rrjedhë të fuqishme antikomuniste duke dëshmuar jo vetëm guximin për të luftuar por edhe prirjet për ndërtimin e instuticionalizimit të demokracisë së brishtë shqiptare.Ka plot shqiptarë sot,që mbajnë mend zërin pak të ngjirur të Azem Hajdarit,në 12 dhjetorin e vitit 1990,me rastin e institucionalizimit të pluralizmit shqiptar.Pos tjerave në këtë fjalë,ai pohoi se partia Demokratike Shqiptare ishte e vendosur për të çuar më tej arritjet,për të mbushur ëndrrën shqiptare e cila lidhej me përmbusjen e plotë të komunizmit në shtetin amë.Kjo parti ishte e sigurtë se udha nëpër të cilën do ecte,nuk mund të ishte fushë me lule,përkundrazi një betejë për jetë a vdekje me bollshevikët dhe leninistët e Tiranës.Garda bensike e diktatorit hoxha,duke patur në dorë,armët e diktaturës së proletariatit,do t’u bëhej pengesa serioze e krejt proceseve-demokratike.Për më tej kjo gardë do të vazhdonte veprën e vet kriminale,të organizuar,ndaj erës së re që po frynte në Shqipëri.Po aq e vërtetë saç ish formimi i Partisë Demokratike Shqiptare,në mesin e dhjetorit,po aq i vërtetë është fakti që Azem Hajdari u dënua me vdekje nga komunistët e Tiranës,nga bollshevikët dhe leninistët e pakorigjueshëm.Kështu që 22 marsi i vitit 1922,do të shënojë për jetë të jetëve, ditën e parë të pranverës së demokracisë në Shqipëri.Ngrehina e diktaturës komuniste u lëkund e ra,duke zënë mbi vete edhe një aradhë të tërë të nostalgjikëve bollsheviko-leninist.Në mitingun e madh në Tiranë,me këtë rast,pas Sali Berishës,do të përshëndeste heroi i dhjetorit Azem Hajdari.Fjala e tij,do të ndërpritej herë pas here prej ovacioneve të fuqishme dhe thirjeve për liri e demokraci.”Rruga jonë është e gjatë.Po ne jemi të vendosur sepse ky popull ka ndjerë dhimbje deri në kockë prej komunizmit të ardhur nga MoskaeBeogradi”.

                                                      PARLAMENTARI HERO

Kandidatura e Azem hajdarit në marsin e vitit 1992,fitoi në mënyrë të pakundërshtueshme ndaj socialitë komunistëve,në të njëjtën zonë.Populli martir i Shkodrës,jo vetëm i dha votën e vet studentit të dhjetorit,por edhe e siguroi ate se do ta kishte krahë në çdo lloj uragani kundër komunizmit.Shkodra ky qytet i deklaruar si antikomunist,do ta priste e përcillte Azem hajdarin si birin e shtrenjtë të vetin.Në parllamentin e parë demokratik shqiptar,Azem Hajdari mbeti deri në fund,zëdhënës i rindërtimit të shpresës shqiptare,çdo fjalë e tij ka kumtuar shpirtin e nacionalistit të ndershëm,të politikanit të mprehtë,të energjive të rralla studentore.Ai ishte ndër të parët deputetë shqiptarë që e ngriti problemin e madh të vëllezërve të Kosovës.Duke nxjerë në shesh të palarat e kryekriminelit shovenist Millosheviq,ai deklaroi që në tetorin e vitit 1992,se vetëm një luftë, e përkrahur nga krejt shqiptarët kudo ku ndodhen,vetëm ideja e pavarsisë do të mund të gjeneronte zgjidhje të reja,për të çuar në fund të fundit tek rrëzimi i “Murit të Berlinit” që ndante shqiptarët mes vedi.Trimi i dhjetorit,do të ishte gjithashtu i pari deputet i cili do të ngrinte zërin fort,kundër veprimeve të Janullatosit në Shqipëri si edhe kundër politikave greke që të hynte në bisedime serioze e korrekte me palën greke lidhur me pronat legjitime të çamëve të cilët u dëbuan me dhunë prej pronave të tyre në vitet 1920-1924,ashtu edhe në vitet 1944.Deputetët e tjerë demokratë e nacionalistë, duartrokitën fjalën e Azem Hajdarit kur ai mori në mbrojtje shqiptarët në trevat e tyre autoktonë e në Maqedoninë Shqiptare,lidhur me flamurin shqiptar.Ai deklraoi nga podiumi i atij parllamenti ; “se shteti maqedon duhet të mendohet mirë kur heq në Tetovë e Gostivar flamurin shqiptar dhe kur dënon shqiptarë të pafajshëm që me të drejtë e kundërshtojnë këtë marrëzi.Ata duhet ta dinë se shqiptarët aty janë në shtëpinë e tyre,në tokën e tyre dhe duan të rrojnë në harmoni me fqinjët,kushdo qofshin këta.Por nëse këta fqinj,u trokasin në vatra me pushkë,ta dijnë mirë se pas popullit të Tetovës e Gostivarit janë mijëra ushtarëtështetitamë”.
Si kryetar i grupit parlamentar të mbrojtjes dhe rendit,Azem hajdari u përpoq sidomos në rrefsh të depolitizimit të tyre.Ai bëri ç’ish e mundur që këto rreparte të çliroheshin prej ngarkesave të mëparshme si armë të diktaturës së proletariatit dhe të fitonin statutin e tyre,të pavarsisë partiake,për të qenë kurdoherë ushtarë të kombit,atdheut,në ruajtje të fateve të popullit tonë.Me të njejtin guxim,me të njejtën vendosmëri,Azem Hajdari luftoi në parllament edhe ndaj opozitës së atëhershme,atyre rundimenteve së bollshevizmit në shtetin amë.Lufta e tij ishte kurdoherë e ndershme,parimore,ideologjike,duke dashur jo vetëm të tregojë se i përket një gjenerate të re,por edhe udhëhiqej prej aspiratave të reja.Jo vetëm si parllamentar por edhe politikan vizionar,Azem hajdari do të shfaqej në këto vite edhe si nacionalist i vendosur për fatet e krejt trojeve shqiptare.Në intervistën dhënë gazetës “KOHA E RE “ më 17 gusht 1994, mes tjerave,lidhur me kufijtë etnike,do të deklarohej ; “Kosova,Maqedonia Perëndimore,Camëria dhe disa vise të Malit të Zi,janë vërtetuar prej kohe që u kanë takuar Shqipërisë.Mendoj se edhe mjaft politikanë sllavë,grekë e malazezë,prandaj u dredhojnë në politikat e kulisave,këtyre bisedave.Por unë kam mendimin se ato pjesë të shkëputura prej trupit të Shqipërisë do t’i bashkohen një ditë asaj si e drejtë natyrale e pakontestueshme prej askujt.Vizioni perëndimor për vednin tonë ka ndryshuar edhe unë mendoj se përkrahja do të jetë e madhe në këtë drejtim”.Edhe në zgjedhjet e viteve 1996-1997,Azem Hajdari zgjidhet sërisht deputet. Ky lider i kurajos qytetare të popullit të vet,pat ndjekur me besnikëri fjalën e dhënë,besën emadhe,për të çenë së toku me lektoratin etij,në ditët më të vështira kur Shqipëria ndahej prej totalitarizmit obskurantist-bollshevik,prej diktaturës më të zezë në historinë tonë kombëtare.Ai nuk do të mund të ndahej prej tyre edh në ato çaste të mëdha të shpresës për ndërtimin e shoqërisë së re shqiptare,me prirje kurdoherë demokratike e perëndimore.
Por dihet ndërkaq,revanshi bollsheviko-leninist,i zgjedhjeve në Shqipëri,në vitin 1997.Sipas metodës leniniste se pushteti merret vetëm me gjak,këta kriminelë u vërsulën me armë në dorë duke shkatëruar anekënd Shqipërinë,atdheun e tyre(nëse mund ta qujnë Shqipërinë,atdhe,sepse sipas marksit,proletarët nuk kanë atdhe).Kështu,duke ardhur me ndihmën e armëve të mbushura nga ASFALIA-greke dhe UDB-serbosllave,duke shpallur dhe simbolet e tyre publikisht,të unisonit sllavoortodoks,ata vijuan këtë rrugë edhe në parllament,në këtë tempull të çdo kombi.Menjëherë pas deklaratave të Azem Hajdarit se ai nuk do të largohej nga Shqipëria,se do të denonconte fijet e agjenturave greko-serbe në parllament,se do të jepte emrat e deputetëve shqiptaro-bollshevik që përgjakën shqiptarët dhe dogjën shqipërinë në marsin e vitit 1997,ai u godit.Si rrallëkund në botë,atentatori ishte një deputet bollshevik.Historia përsëritej në mënyrë të çuditshme.Në parrllamentin shqiptar janë goditur Hasan Prishtina,Ahmet Zogu dhe tash së fundi Azem Hajdari.Dora që ka mbajtur koburen ka qenë sigurisht shqiptare ndërsa plumbat,ata të Athinës dhe Beogradit.Heroi i dhjetorit merr 4 plagë në trup,por sidoqoftë shpëton.Mijëra studentë dalin në Tiranë e protestojnë si dikur,protestojnë forcat demokratike enacionaliste nga e mbarë Shqipëria duke parandjerë kobin e zi mbi kokat e tyre.Ditën e parë të daljes nga spitali,heroi i dhjetorit Azem Hajdari shkon në sallën e parllamentit dhe deklaron ; “Ka dashë të më vrasë Fatos Nano e Skënder Gjinushi.Por edhe këtë radhë s’më vranë dot.Unë edhe pse i plagosur do të vij në parllament të mbroj aspiratën e studentëve të dhjetorit,demokracinë shqiptare.Vrasësit do t’i gjykojë koha”.
Kohë embrapshtë,kohë fatale,kohë e ngjarjeve madhore ku trimat,heronjtë,dalin në podiume,në rrugë e sheshe,ndërsa të tjerë,meskinë,vrasës,mercenarë,fshihen skutave e bëjnë plane për krime të reja,të denjta për dramat e Shekspirit.

ORA FATALE,PËRNDRYSHE,DITËT E TRIUMFIT

  Ka qenë nata me shi e bubullima e 14 shtatorit 1998,kur Azem Hajdari u qëllua mizorisht.Tashmë dora vrastare ka ditur të kujdeset të zbulojë se ku fshihet zemra e dytë e këtij trimi e patrioti shqiptar.Shiu i madh s’ka mundur të lajë dot gjithë natën gjakun emartirit të demokracisë.Plani bollshevik për pushkatimin e nacionaldemokratit – hero,ka vonuar në këtë kohë por kriminelët i kanë bërë hesapet mirë.Fjala është se ato ditë,do të varej fati i ardhmërisë kosovare ndaj beogradit e athinës,të përpiktë në planet destabilizuese për Shqipërinë,shtinë mbi legjendën e demokracisë shqiptare.Nuk ishte parllamenti ku u luajt tragjedia,por pragu i derës së Partisë Demokratike, përndryshe foleja e krejt demokratëve shqiptarë.Pra vritej në derë të shtëpisë,ai që pat aq shumë ideale e ëndrra për demokracinë e brishtë,për fatin e kombit,për kufijtë etnike.Atentati ndaj Azemit, e thënë hapur ishte atentati ndaj të ardhmes që po trokiste në dyert tona.Në mijërat e demokratëve, të ardhur nga e gjithë Shqipëria u ndie pikëllimi i madh për vrasjen e birit të shenjtë jo vetëm të Tropojës por mbarë kombit shqiptar.Në mitingun e përmotshëm, Dr.Sali Berisha do të shprehej :
“Rruga e Azem hajdarit ishte rruga e bashkimit të Shqipërisë me familjen demokratike evropiane. Vepra e Azem hajdarit është prania juaj sot këtu dhe vendosmëria juaj për të mos lejuar që rruga e çelur prej tij të mbyllet edhe një herë për Shqipërinë.Ne të gjithë së bashku nuk do të lejojmë që ëndrra e Azem hajdarit,ëndrra e madhe e rinisë shqiptare të këputet në mes.Ëndrra e Azem Hajdarit ishte dhe mbetet ideali më i lartë për shqiptarët kudo që janë… Por këta vrasës kanë edhe një emër konkret,kanë emërin e përbashkët,emërin e zi Fatos Nano.Duke derdhur lumin e plumbave mbi gjoksin rinor të Azem Hajdarit,ai kujtonte se do t’i zgjaste jetën vehtes dhe kohës së tij të zezë që është koha e zezë e korrupsionit,mafies politike,tradhëtisë kombëtare.Por gaboi, vëllezër e motra, nuk mundet nga vdekja Azemi ynë,Azem hajdari është dhe do të mbetet përjetë i gjallë.Kjo ditë është dëshmitare e triumfit të tij “.(Gazeta“Rilindja Demokratike” 16 shtator 1998 ).Gazeta “Die Presse” më 15 shtator 1998,thuhet ; “Sot Shqipëria është kryeqendra e kriminalitetit të organizuar dhe sa më shumë në këtë rast bashkëpunon,edhe politika është objekt i akuzave të shumta.Të gjithë janë plotësisht të bindur që vrasja e Azem hajdarit është kryer për motive politike. Drejtësia sot përdoret shumë për përndjekjen e kundërshtarëve politik.Socialistët kanë pushuar nga zyrat e administratës së tyre një numër të madh zyrtarësh,oficerësh,gjyqtarësh,gazetarësh dhe janë zavendësuar nga një numër njerëzish të tjerë vetëm evetëm për tua plotësuar dëshirën,gjë për të cilën ata më parë kishin kritikuar Partinë e Berishës.Socialistët përgadisin procese politike dhe as që duan të dinë nëse shqiptarët bëjnë kontrabandë me njerëz,drogë dhe armë”.
Gazeta “Standart” e 17 shtatorit 1998 ,thuhet ; “Duart e Nanos janë lyer me gjakun e Azem Hajdari.Kryeministri Fatos Nano është përpjekur për të shaktëruar opozitën dhe gjithë Shqipërinë dhe përveç kësaj për të ndërtuar një diktaturë komuniste.Jo vetëm fati i Partisë Demokratike është vënë në rrezik,por edhe në përgjithsi e gjithë Demokracia”.
  Azemi tashmë,është kthyer plotësisht në legjendë të demokracisë shqiptare.Anipse,në këto vite të sundimit bollshevik,emri i tij u keqpërdor,kjo nuk vlen diçka.Fati i shqiptarëve të mëdhenj, gjithmonë është dëftuar shumë kohë pas vdekjes së tyre.Padyshim Azem Hajdari ishte udhëheqës i gjeneratës shqiptare antikomuniste,tribun dhe simbol i nacionaldemokracisë shqiptare.


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni