Fitues bashkëpunimi i Shezai Rrokajt, Mimoza Gjokutajt, Islam Krasniqit dhe Saranda Kumanova Pozhegut. Abetarja mbarëkombëtare do të jetë një bashkëpunim shqiptaro-kosovarë, me autorë kryesorë ish-rektorin e Universitetit të Tiranës,Shezai Rrokajn.

 

Preshevë-Tiranë, 24 prill

Mesditën e sotme, komisioni i përbërë nga 10 specialistë, ka përzgjedhur si fitues tekstin që ka si bashkëautorë Shezai Rrokajn, Mimoza Gjokutajn dhe dy përfaqësuesit kosovarë Islam Krasniqin dhe Saranda Kumanova Pozhegun. Megjithatë është lënë një afat kohorë, që kandidatët humbës të kenë të drejtë të ankimohen për vendimin e sotëm. Pritet që data e nisjes së depozitimit të ankimimeve të përcaktohet pas datës 25 Prill.
Abetarja fituese morri pikët maksimale si për përmbajtjen, anën vizuale dhe çmimin më të mirë të tekstit. Gjuha e përdoruar në tekstin e unifikuar për 100-vjetorin e pavarësisë, është shqipja standarde. Teksti do të jetë në bankat e nxënësve në Shqipëri dhe Kosovë për vitin shkollor 2012-2013. Në konkurrimin  e shpallur nga  të dy ministritë përkatëse të arsimit dhe shkencës, morën pjesë 7 shtëpi botuese, sipas kushteve të miratuara në paketën informuese. Ndër kushtet themelore është që autorët e tekstit të përbashkët duhet të jenë nga të dy vendet dhe botuesit të kenë prodhim të përbashkët. Në vlerësimin e teksteve të paraqitura morën pjesë 10 vlerësues, nga të cilët 5 ishin nga Shqipëri dhe po aq nga Kosova. (gazeta-Shqip.com)

SHPËRNDAJE