Augsburgu me shtatoren e Nënë Terezës

 

Nëna Terezë përfaqëson jo vetëm simbolin botëror të humanizmit, por edhe shpirtin human të kombit shqiptar, ka thënë ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Kosovës, Memli Krasniqi gjatë përurimit të shtatores se humanistes shqiptare Nëna Terezë, në Augsburg të Gjermanisë. Zbulimi i kësaj shtatore, është bërë në praninë e shumë qytetarëve, shqiptarë e gjermanë, kryetarit të këtij qyteti Peter Grab dhe ambasadorit të Republikës së Kosovës në Gjermani, Vilson Mirdita. Ministri Krasniqi në fjalën e tij po ashtu ka thënë se kjo shtatore i bën ndër të dy vendeve tona, Kosovës dhe Gjermanisë.

“Shtatorja e nobelistes sonë nderon secilin shqiptar, por prezenca e saj këtu është një nder i madh edhe për Augsburgun dhe qytetarët e tij. Unë besoj se kjo shtatore është edhe një arsye më shumë për thellimin e marrëdhënieve të mira ndërmjet dy vendeve tona dhe në radhe të parë ndërmjet dy popujve tanë”, ka thënë Krasniqi. Iniciativa e ngritjes se kësaj shtatore ka qenë e familjes Seferi, që jeton në Augsburg dhe është mbështetur nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Republikës së Kosovës.


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni