Pekin, 12 Maj/ATSH/- Në mjediset e Radios së Jashtme të Kinës (CRI) në Pekin u nënshkrua të premten Memorandumi i Bashkëpunimit midis CRI Shqip dhe Agjencisë Telegrafike Shqiptare (ATSH).  Për palën kineze, marrëveshja u nënshkrua nga Zëvendëskryeredaktorja e Radios së Jashtme të Kinës (CRI), zonja Li Ping, ndërsa për palën shqiptare nga Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Telegrafike Shqiptare, zoti Gëzim Podgorica.

Në ceremoninë e nënshkrimit të Memorandumit ishin të pranishëm Drejtori i Përgjithshëm i Radios së Jashtme të Kinës, zoti Wang Gengnian, Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Kinë, zoti Selim Belortaja, drejtorja e CRI shqip, Qu Ning si dhe gazetarë shqiptarë dhe kinezë. Morën pjesë në ceremoni dhe një grup gazetarësh të mediave shqiptare, ATSH, RTSH, Top Channel, Vizion Plus, Klan TV, News 24, Scan Tv dhe Albanian Daily News.

Drejtori i Përgjithshëm i ATSH-së Gëzim Podgorica deklaroi se ky ,”Memorandum bashkëpunimi vjen në një çast kur komunikimi politk midis Shqipërisë dhe Kinës është në një nivel shumë të lartë dhe këtij niveli duhet t’i përgjigjet edhe pasqyrimi mediatik dypalësh.
Përmes këtij Memorandumi ne sot i japim një dimension të ri komunikimit midis dy institucioneve tona, si dhe komunikimit mediatik midis dy vendeve tona. Memorandumi sjell më afër realitetin shqiptar në Kinë, ashtu si dhe atë të Kinës në Shqipëri.Memorandimi që nënshkruam me CRI Shqip është shumë i rëndësishëm dhe tregon se ATSH-ja është një pikë reference jo vetëm për median shqiptare, por dhe për mediat jashtë Shqipërisë.

Drejtori i Përgjithshëm i ATSH-së, Gëzim Podgorica dhe Zv/kryeredaktorja e CRI-së, Li Ping, gjatë nënshkrimit të Memorandumit të Bashkëpunimit

Bashkëpunimi ynë vazhdon në një rrugë të hapur tashmë, ndërsa nga sot ai merr një dimension  institucional”.

Drejtori i Përgjithshëm i Radios së Jashtme të Kinës (CRI) zoti Wang Gengnian e cilësoi bashkëpunimin me Shqipërinë si të shkëlqyer. Ai tha se ,”CRI shqip është një platformë multimediale, që vjen përmes radios, website-t, revistës dhe medias sociale, duke shënuar një përparim të madh, pjesë e Radios së Jashtme të Kinës që transmeton në 65 gjuhë të huaja.

Synimi ynë është të forcojmë bashkëpunimin me homologët tanë”, tha Drejtori i Përgjithshëm i Radios së Jashtme të Kinës.

Duke u ndalur në nismën kineze “Një brez, një rrugë”, ambasadori Belortaja e cilësoi atë si një ngjarje të jashtëzakonëshme  dhe si një shans që Shqipëria nuk duhet ta humbë. Ai vuri në dukje se gjatë ditëve të fundit janë nënshkruar një sërë memorandumesh në fushën e medias dhe shkëmbimeve të tjera. Kulmi i procesit të përfshirjes në nismën “Një brez, një rrugë” është dhe nënshkrimi i marrëveshjes së pritshme këto ditë në Pekin, e cila e angazhon zyrtarisht Shqipërinë në nismën “Një brez, një rrugë”.

Ndërsa ambasadori i ShqipSot gjatë nënshkrimit të Memorandumit të Bashkëpunimitërisë në Kinë, zoti Selim Belortaja, duke vlerësuar kontributin e stafit të CRI Shqip në forcimin e marrëdhënieve midis dy vend
eve theksoi se kjo është një dritare e rëndësishme jo vetëm për përcjelljen e informacionit, por dhe për njohjen e kulturës kineze në Shqipëri.
Memorandumi njëvjeçar synon forcimin e bashkëpunimit midis CRI Shqip dhe ATSH-së, të cilat prej disa vjetësh janë partnerë mediatikë dhe  shkëmbimin e informacioneve dhe të stafit. Palët u angazhuan për krijimin e partneritetit të bashkëpunimit afatgjatë, shkëmbimin e materialeve informative dhe raportimin në kuadër të nismës kineze “Një brez, një rrugë”. Bazuar në këtë Memorandum, palët angazhohen të promovojnë reciprokisht në platformat e tyre multimediale si radio, televizion, internet dhe median e shkruar. /a.gjonaj/f.n/

SHPËRNDAJE