Skuadra spanjolle, Atletiko Madrid, është e interesuar që të blejë mesfushorin e Volfsburgut, brazilianin Diego.

Mediat spanjolle raportojnë se drejtuesit e Atletikos, kanë bërë gati ofertën në vlerë prej 10 milionë euro për ish-mesfushorin e Juventusit.

Braziliani do të ishte përforcim i qëlluar për skuadrën madrilene, veçmas pas largimit të argjentinasit Serxhio Agueros, i cili tashmë ka kaluar në radhët e Mançester Siti.

SHPËRNDAJE