ATIFETJA, DESHTI APO S'DESHTI , BOTA NA NJEH ASHTU SIÇ JEMI DHE KËSHTU DUHET TË PREZANTOHEMI

Prof.Dr. Shefqet KRASNIQI

Mënyra se si lidershipi ynë politik e prezanton veten dhe mënyra si të tjerët i marrin është vërtetë për tu çuditur. Ekziston një kontrast, një kundërthënie e plotë, gati e shkallës së paradoksit. Politikanët dhe intelektualët tanë laikë me gjithë mundin dhe përpjekjet e tyre që të distancohen nga përkatësia e tyre dhe identiteti i tyre fetar, madje në disa raste duke e bërë këtë dhunshëm apo duke u shfaqur ‘më katolik se papa’, respektivisht duke mos u ndalur së hedhuri breshëri akuzash e fyerjesh ndaj atyre që ishin shkak për këtë identitet tonin, megjithëkëtë, mundi i tyre po shkon huq. Të tjerët nuk po na njohin siç këta po dëshirojnë, apo thënë më mirë janë më transparent me këtë popull se vet paria e tyre. Madje bota perëndimore pikërisht Kosovën dhe popullin e saj i merr si shembull për të argumentuar qëllimet e saj politike karshi muslimanëve, se ata kanë ndihmuar një shtet me shumicë absolute myslimane dhe se vazhdojnë ta bëjnë këtë edhe tash pas çlirimit. Liderë dhe figura me nam në politikën amerikane dhe evropiane, si ish-presidentët Bush dhe Klinton, ish-sekretarja e shtetit znj. Albright de sekretarja e tanishme znj. Klinton, ish-kryeministri britanik Bleri, e shumë e shumë të tjerë kanë shprehur këtë qëndrim.

Nëse Presidentes sonë nuk i pati rënë ndërmend ta vizitoj BI-në për urimet e Bajramit, presidenti amerikan, Obama, nuk kishte harruar t’ia përkujtoj asaj, në fakt ta uroj atë, si myslimane, dhe popullin e saj për këtë festë. Bile ambasadori amerikan në Kosovë, Delli, Kosovën e pati vlerësuar për model të shtetit islamik ku vlerat perëndimore dhe ato islame bashkëjetojnë paqësisht. Madje amerikanët vazhdojnë me këtë klasifikim të Kosovës si shtet islam. Këto ditë, mediat amerikane, respektivisht Huffington Post-i, duke bërë një përzgjedhje të top dhjetë femrave myslimane më të fuqishme në botë, ndër to përmend edhe presidenten tonë, znj. Jahjaga. Madje atë e radhit paralel me personalitete të mëdha të botës islame, si kryeministret e Bangladeshit dhe Malit dhe femra tjera, që mbajnë poste të rëndësishme. Të gjitha këtu na bëjnë të kuptojmë se Presidentja e vendit tonë njihet në botë si myslimane dhe presidente e një vendi mysliman.

Për fat të keq, presidentja jonë, aq sa unë di, kurrë nuk e ka pranuar një gjë të tillë publikisht, madje për të injoruar disi këtë identitet gjen kohë dhe hapësirë për të vizituar kisha e katedrale, brenda dhe jashtë vendit, për çudi edhe në Amerikë, e cila po e cilëson për myslimane, por jo edhe për të vizituar xhamitë në vendin e saj. Ne nuk jemi kundër shkuarjes së saj nëpër kisha, sepse krishterimi është identitet fetar i një pjesë të popullit tonë, por jemi kundër anashkalimit total të komunitetit islam, komuniteti më i madh në vend dhe komuniteti i më shumë se një etnie. Ajo që duam ne dhe që kërkojmë nga lidershipi ynë është që të ndalen së injoruari myslimanët dhe që të mos e fshehin identitetin e tyre të vërtetë, ndryshe do të shfaqen me fytyra që nuk i kanë, me imazhe të huaja, më emra të huaj. Konsideroj se nuk ka diç që mund t’i bëj të turpërohen prej këtij identiteti, përkundrazi. Kërkoj prej tyre, në emrin tim dhe të xhematit islam, që Kosova të prezantohet origjinal ashtu siç është, me këtë kulturë dhe traditë të cilën e kemi trashëguar nga të parët dhe me të cilën shumë mburremi.

Jam shumë i bindur se lidershipi ynë politik do të ndërrojnë qëndrimet, ndryshe askujt më keq se vetes nuk do t’ia bëjnë. Nuk do të kenë mundësi kurrë ta fshehin një identitet të varur në qafën e 96% të banorëve të Kosovës. Po kështu nuk do të mund t’i konvertojnë shqiptarët në asnjë fe a ideologji tjetër ngase janë ditët ato që më së miri po argumentojnë se shqiptarët nuk gjejnë dot zgjidhje të problemeve të tyre shpirtërore e shoqërore veçse në Islam.

I bëj thirrje lidershipit tonë politikë që të jenë të sinqertë me myslimanët dhe kërkesat e tyre, ngase nëse sot i injorojnë dhe mundohen të shfaqen më katolik se papa, kur të vjen koha e zgjedhjeve dinë të bëhen më mysliman se hoxha.

Ne muslimanët vërtetë jemi tolerantë, jemi të hapur për bashkëpunim dhe respekt të ndërsjellë jemi që këtë vend për të cilin kemi luftuar dhe në të cilin kemi të drejta sikur gjithë të tjerët, ta çojmë përpara. Nuk ia kemi mbyllur dyert askujt por le të mos na i mbyllin dyert as neve. Nuk jemi për imponime, dhunë, shkelje të të drejtave të tjerëve por as antiislamizmin si çakall në emër të lirisë së shprehjes nuk do ta lejojmë. Ka mbaruar koha e komunizmit ndërsa ateizmi veç sa nuk ka perënduar fare.

Edhe një herë ftoj politikanët tanë që ta shprehin identitetin e tyre islam dhe të punojnë me komunitetet fetare në vend, ngase kështu do të ruhet pafundësisht toleranca për të cilën shquhemi në nivel botëror.

7 Komente

  1. Preshevari, March 29, 2012:

    O zoti Krasniqi, ju nuk ju ka hije të merreni me politikë ( nëse jeni hoxhë, apo imam-merne si të
     doni, jeni predikues i fesë), se ju kur folni për politik e dheni krejt. Më leni përshtypje se ju dhe ajka e hoxhallarëve, jeni spiun të shteteve arabe, që nuk janë në gjendje të na njohin.., kinse sipas mendimit të juaj të bëni presion mbi shtetin e ri të kosovës.

  2. Odai Abu Al Asal, March 30, 2012:

    alaaakbar

  3. [email protected], March 31, 2012:

      Per Z.Hoxhen, une sa di edhe Kombe edhe Fe te Muslimanet nuk ka , se kur thoni gjithe muslimanet jane vllazni nuk keni kombe ndermjet veti , e sa per qe kosova eshte islame ,kane ndihmu Turkia 500 deri sa ne fund i shiti Shqiptaret ku te mujti dhe kto 100 vitet e mrama duke ju falenderu besimit islam kemi vujte edhe po vuajme bolle, shtetet qe do donin te na ndihmonin pe kane veshtire kur po e shohin qe ne kosove njerezit po mundohen me i imitu Arabet , qe nuk qajne bothen per Shqiptare e Kosove, perveq qe ketu unen me shiku grate  se ne vend te tyre i kane mshefe . 

  4. Cuki_mars, March 31, 2012:

    ja hangshit mutin ktija ju se boll mir ka fol taman qysh esht pirdhuni ju katalikt e papes tkarit kti i ka hije per gjithqka se din si duhet flejtorja me lexu kur del ntelevizor 

  5. Sheip, April 1, 2012:

    Përshëndetje.
    Ka një fjalë popullore që thotë ku stë ftojnë e ti shkon je i tepërt. Ku stë pyesin e ti flet je i bezdisur.

    Kërkoj falje të sinqertë që do tu bezdisi edhe unë me ca fjalë.

    Jamë shqiptar me fe (religjion) Myslimane. Fatkeqaisht sjam predikues i rregullt i farzeve (riteve) fetare. Fatmirsisht sjam adhurues i atyre që fenë e prezentojnë përmes veshjes ose zakoneve të kombeve të tjera psh. arabe. Jam adhurues i atyre që fenë e tregojnë përmes punës dinjitetit sjelljeve dhe të gjitha virtyteve fetare të cilat na i mëson Farzi dhe Syneti islam.

    Do të filloj me rradhë i të jap mendimet e mia për çdo postues të tekstit dhe do të mundohem mos ta fyej asnjenin.

    Cuki_mars. përshëndetje. Më vjenë shumë mirë që edhe ju keni shkruar disa fjalë dhe keni dhënë një koment. Tash lexoe me vëmendje komentin tim për ju. Ju sa e shoh unë keni dash ta mbroni Shefqet KRASNIQIN, por jam shum i bindur se ju e keni degraduar personalitetin e tij me fjalorin tuaj të ciën e nxirrni nga goja. Po ske faj goja ësht e jotja dhe mund të mbashë gjithçka në gojen tënde. Por të kisha këshilluar mos të mbajshë më gjëra të flliqura si që mba për dy arsye. Arsyeja e parë është e qelben. Kurse e dyta është ata fliqësira mëse ngatrrohesh mund ti hashë dhe të bëjn dëm për shëndetin. Me nderime Cuki edukata mbi të gjitha.

    Per Z. Vicianum. Na shqiptaret nder shumë zakone të mira që kemi un në rastin tonë do ta dalloj vetëm një. Na së paku atje ku jetoj unë edhe kalin edhe lopën e thrasim në emër. Këte e bëjmë në shenjë mos nënçmimi të kafshës. Por gjithashtu neve si krijesa na ndihmon tua sqarojmë të tjerëve se me çfar ginie kemi të bëjmë, femrore apo mashkullore. Por në bazë të emrit apo nikut që e keni ju duhet tu klasifikoj juve në gjininë asnjaëse jo si nënçmim por si zbulim.
    Desha edhe unë të merrem me zbulime sikur shoh që ja keni nisur dhe ju të zbuloni diçka të re KOMBAFE.
    Lexo me vëmendje ti i gjinisë ASNJAËSE nëse se ke ditur un ta bëj me die se ka një komb Musliman, por edhe ky është si zbulimi im dhe i juaji që e ka bërë një i ndjerë i cili sot nuk gjendet në mesin tonë. Nëse të intereson më tepër lexo do ta gjejsh dhe ti. Por ky nuk është thelbi i bisedës.

    Mos humbim shumë kohë ta parashtroj veç një pyetje shumë të thjeshtë. Ti a je i babes apo i nënës?

    Për mu kombi është NËNË kurse FEJA është BABË. Por këtu ku jetoj unë kemi dhe të tillë që e njohin veç nënën e se dinë cilin e kanë babë. Po te na ata i quajmë bastard (kopil). E unë nuk ja dëshiroj ashnë shqiptari pa marrë parasyshë se kush është të jetë një nga ata.
    Vicianum të përshëndes dhe të uroj që së pari ta gjejshë gjininë tënde a je mashkull a femër e pastaj lype nënën dhe baben mendoj kombin dhe fenë. Edhe diçka mos tet ngeli borxh.në Izrael fjalen e fundit në çdo vendim shtetërorë e ka Rabini. Izrailitve ua kam lakmi. E kush ësht rabini lexo….

    Përshëndetje AFERDITA.
    Si duket edhe ty të pëlqen më shumë të shkruajsh se sa të lexojsh. Por për të shkuajt sësht aspak vështirë. Por të kisha këshillu të lexojsh më shumë dhe të shkruajsh më pak. Ky është veç një këshillë e jo dhe obligim.
    Afërdita sa mund të kuptojë unë në këtë shkrimin tuaj ju më duki një demokrate e zellshme. Këtu ua marr lakmi, se edhe unë jamë adhurues i madhë i demokracisë. Arsyeja pse e adhurojë demokracinë është se në demokraci i ipet e drejta edhe BUDALLAIT si unë dhe ti ta japë mendimin e e vetë.
    Ti them dhe dy fjalë për tekstin tuaj të vjedhur nga Vaso Pasha. Si duket ju edhe vjedhjen e bëni gjysmake, jo që sdoni të vjidhni po edhe ate sdini ta bëni se skeni lexuar.
    Vaso Pasha falë perandorisë osmane dhe perandorit Mehmet Ali Pashes ka punuar në oborin mbretërorë të Egjiptit. Kur e larguan nga puna jo kur u largua vetë tha ” lini kisha e xhamia se feja e shqiptarit ësht shqiptaria”. Po pse se tha ma heret pse si duket edhe ai ka qenë pa babë ose me gjysë babe.
    Aferdita kur paska pasë të drejtë ai Vaso Pasha të flasë mbasi e përzunë nga puna se feja e shqiptarit ësht shqiptaria pse mos të flasë Zotri Shefqeti.
    Unë dhe ti sjemi askushi tja ndalojmë dikujë të flasë ose të mos flasë. Veshi jonë i shurdhërt dhe truni jonë i cektë ka të drejtë ta dëgjojë ose mos ta dëgjojë.

    O iriq ti a pi qielli rae ooo Odai Abu Al Asal  All-llahu me të madhin e vet sësht ngushtë as per ty e as për mu.

    Shih shih Preshevari INTERNACIONALIST qenka bo. Si duket edhe fjalor të bukur. Dëgjo Preshevarë.
    Zoti ka thënë “kurrë nuk do ta ndryshoj gjendjen e një populli deri sa ai nuk e ndryshonë vetë” Për këtë jeni dhe jua aty ku jeni jo që zoti ju ka dënuar por ju e dënoni veten.

    Përshëndetje vëllazërore Iphone4s-2012
    Sa i përketë kritikave ndaj Prof.Dr. Shefqet KRASNIQIT mendoj se ka vend për kritika. Se edhe Prof.Dr. Shefqet KRASNIQI nuk është as engjëll as i dërguar. Edhe jam i bindur plotësisht që as ai nuk pretendon të jetë një nga ata që i përmenda.
    Por për të dalë boks me Muhamed Alinë është dashë ti përmbushish disa kritere. Edhe na ndoshta nukë jemi të nivelit që të kritikojmë Prof.Dr. Shefqet KRASNIQIN.

    Por unë personalisht ksajë rradhe jamë plotësishtë dakord me fjalimin e tij. Por të flasësh  të shkruajsh, të kritikojshë të përçajshë etj.. nuk është sotë aspak vështirë. Vështirë është të veprojsh, ndryshojsh, sakrifikojshë.

    Efendi Prof.Dr. Shefqet KRASNIQI duke u nisur nga parimet demokratike edhe budallai ka të drejtë të parashtrojë pyetje  unë si gjysëm i mençur desha të parashtrojë disa pyetje juve dhe të gjithë predikuesve fetarë.
     Pyetjet janë:
    Sa e ka pashë rrogen i Dërguari A.S.?
    Nës ka pas rrogë me çfarë llojë monedhash ose parashë ju është bërë padesa.

    E di efendi se do të përgjigjeni se ska pasë rrogë.

    Po nëse I Dërguari A.S ska pasë rrogë.Ju ku  e gjetet kët bidat ta bëni fenë profesion. Të jetoni nga feja e jo të vdisni për fenë.

    Zotiri Prof.Dr. Shefqet KRASNIQI, merrni shembul nga Seid Kutubi. Por pse jo tregoni Atifetes dhe popullit shqiptarë kushë ka qenë ai.

    Po si më duket mua edhe ju edhe të gjithë predikuesit jeni largë nga Kutubi…

    Mëshira e Zotit qoftë mbi shpirtat e të gjithve….

  6. Sheip, April 1, 2012:

  7. Njeriuinates, April 3, 2012:

    sa injoranta qe jeni dilni ne debat e demantonja fjalet nese jeni te zotet e mendjes ama ball per ball.Po aj ka drejte te fol per gjdo gje se eshte predikuesi i fese islame nese jeni njerez qe kupton??

Komentoni