Isa Mustafa, lideri i LDK-së, në një takim larg medieve, dje kërkoi nga 27 deputetët e partisë së tij që ta shtrëngojnë rripin.

Nëse dorëhiqet Presidentja, merr pozitë në OSBE në Austri

Të bëhen gati për zgjedhjet e ardhshme presidenciale dhe parlamentare. Sipas tij, së shpejti LDK do bëjë ndryshime në kryesinë e LDK-së dhe në disa degët të saja anekënd Kosovës. Do ndëshkohen dembelët që s’patën rezultate, dhe do avancohet më aktivët që kanë rezultate.

Atifete Jahjaga me shkrim të deponoj dorëheqjen – Sipas Isa Mustafës, zgjidhja e ngërçit aktual politik në Kosovë, do ishte që presidentja Atifete Jahjaga me shkrim të deponoj dorëheqjen e saj, dhe të vazhdoj të qëndroj përkohësisht edhe për disa muaj në këtë pozitë. Dhe kjo të dorëhiqet në momentin kur do paralajmërohet data e zgjedhjeve presidenciale. Pasi që parlamenti do miratonte ndryshimet kushtetuese dhe ligjin e ri zgjedhor.

SHPËRNDAJE