Pas vrasjes në Shkozë, një tjetër atentat është shënuar mbrëmjen e sotme në kryeqytet. Ngjarja e rëndë ka ndodhur vetëm pak minuta më parë në zonën e “Komunës së Parisit” ku një vajzë e cila shoqërohej nga një djalë janë qëlluar me armë zjarri nga një makinë “Fuoristradë”nga persona të paidentifikuar, duke mbetur te plagosur. Te plagosurit jane Megi Jakiçi, 25 vjeçe dhe Aleksandër Gocaj, 27 vjeç, i cili dyshohet të ketë qenë dhe shënjestra e atentatorëve. Te plagosurit jane dërguar menjëherë në Spitalin Ushtarak të Tiranës për marrjen e ndihmës mjekësore, ndërkohë policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po heton për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e autorëve.

SHPËRNDAJE