Asnjë politikan në mes tifozëve

Kancelarja Angela Merkel nuk e di ende, se cilën ndeshje të kampionatit evropian të futbollit do të shohë në stadium. Gjithsesi asnjërën në ndeshjet në grup. “Kjo është krejtësisht e pamundur për arsye kohe”, tha zëdhënësi i qeverisë Steffen Seibert. Të tri ndeshjet në grup të ekipit gjerman zhvillohen të gjitha në Ukrainë. Edhe ministri i Brendshëm gjerman, Hans-Peter Friedrich, i cili është përgjegjës në qeveri për sportet i shmang ndeshjet në grup. Friedrich tha se ai nuk duhet të jetë i pranishëm në çdo ndeshje. “Në qoftë se ndeshja e fundit do të zhvillohet me pjesëmarrjen gjermane, unë do të jem në këtë ndeshje në Kiev.”
Më mirë para televizorit
Dashamirësja e futbollit Angela Merkel ka dëshirë t’i ndjekë ndeshjet nga stadiumi, kur luan ekipi kombëtar gjerman. Por në ditët e ardhshme ajo do të preferojë t’i shohë në televizion. Që ajo dhe politikanët e tjerë gjermanë qëndrojnë larg nga ndeshjet në grup, është shprehje e mosmiratimit të Viktor Yanukovicit. Presidenti ukrainas është duke përdorur drejtësinë, për të nxjerrë jashtë loje kundërshtarët politikë. Jo vetëm ish kryeministrja Julia Timoshenko është dënuar për abuzim të postit me shtatë vjet burg, edhe shumë prej kolegëve të saj në kabinetin qeveritar ndodhen në burg. Dhe pjesërisht në kushte çnjerëzore.
Nuk ka sundim të ligjit
Fakti që autoritetet ukrainase nuk i dhanë Timoshenkos asnjë ndihmë mjekësore pas një hernie diskale në burg, shkaktoi ndërkombëtarisht një stuhi zemërimi. Politikanja e opozitës, e cila sipas të dhënave të veta edhe është rrahur në burg, hyri në grevë urie. Presidenti gjerman Joachim Gauck e anulloi për këtë arsye një udhëtim në Ukrainë. Ndërkohë Timoshenko është duke u trajtuar nga mjekë gjermanë, në një spital jo larg stadiumit të kampionatit evropian në Kharkiv të Ukrainës lindore. Asnjë politikan gjerman nuk dëshiron t’i japë dorën presidentit Janukovic, kur me 13 qershor Gjermania të ndeshet me Hollandën. Edhe tifozët më të mëdhenj të futbollit në kabinet do të presin më mirë deri në werekfinale në Poloni.
Situatë e vështirë për opozitën ukrainase
Politikanët opozitarë ukrainas si Mykola Katerynchuk, ndodhen tani në një gjendje të vështirë. Brenda qeveris me dorë të hekurt Janukoviçi, ndërsa bota është e indinjuar. “Sporti dhe politika janë dy gjëra të ndryshme”, i tha parlamentari ukrainas Deutsche Welles. “Kush e do futbollin, duhet të vijë për të parë ndeshjet. Nuk duhen ngatërruar qeveria ukrainase dhe populli i Ukrainës.”
Katerynchuk, që është në anën e Julia Tymoshenkos të arrestuar, dëshiron të tregojë vendin e tij në një dritë të mirë. Nëse kjo do të mund të bëhet, është e diskutueshme, pasi reputacioni i qeverisë ukrainase është dëmtuar shumë jashtë vendit. Përpjekja e Janukoviçit, për ta shfrytëzuar kampionatin evropian për të përmirësuar imazhin, të paktën tek politikanët gjermanë ka dështuar.

 


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni