Ylli shqiptar i Bazelit, shqiptari Xherdan Shaqiri është gjithnjë e më afër kalimit tek skuadra spanjolle, Atletiko Madrid.

“AS”: Shaqiri në janar të Atletiko

“AS” të martën raporton se Shaqiri në afatin e janarit do të kalojë në radhët e skuadrës madrilene. Sipas “AS”, negociatat në mes Atletiko Madridit dhe Bazelit janë duke shkuar mirë dhe marrëveshja për kalimin e 20 vjeçarit në Madrid mund të arrihet shumë shpejt.

Raportohet se Atletiko Madrid, do të sakrifikojë Hoze Antonio Rejesin për të blerë Shaqirin.

Madrilenët pritet që ta shesin Rejesin dhe në vend të tij të sjellin reprezentuesin shqiptar të Zvicrës, Xherdan Shaqirin.

SHPËRNDAJE