Artistja dëshiron sy “teknologjik”

Syri i majtë i Tanya Marie Vlach ka qenë sy imitim për gjashtë vite me radhë. Fatkeqësia e goditi ditën kur Uragani Katrina dëmtoi rëndë pjesën jugore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Duke humbur kontrollin e automjetit të saj, Vlach pothuajse vdiq. Për fat ajo u shpëtua me kohë, por ishte verbëruar në një sy dhe po vuante nga një tronditje.

Disa vite më vonë, Tanya nuk i ka punët aq keq; ajo me dëshirë të zjarrtë po kërkon të shoh sërish, dhe në mes tjerash edhe për hatër të një eksperimenti artistik teknologjik. Ajo ka dërguar qëllimin e saj në një blog dhe pasi pati rastin të takohet me Kevin Kelly, themeluesin e Wired, ajo ka gjetur mbështetje në idenë e saj për një sy bionic me kamerë të integruar në të.

Vlach përveç misionit të saj inspirues, ka arritur që të shtyjë para një produkt që veçohet me bluetooth, 3x zoom, rezolucion 720p dhe qasje për Mini HDMI.

Specifikat e plota dhe historiku më i gjerë mund të gjendet tek faqja e saj në Kickstarter ku ajo në mënyrë aktive po promovon idenë e saj, dhe synon të paraqes edhe një video lojë dhe një novelë grafike bazuar në vështirësitë e saja me të pamurit.


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni