Studentë të arteve pamore nga Fakulteti i Arteve të Universitetit të Prishtinës, me mbështetje të Ministrisë së Kulturës, kanë realizuar disa punime që lidhen me temën e të pagjeturve. Ky aktivitetet është bërë me rastin e Ditës së të pagjeturve në Kosovë, që nga lufta e fundit 1998-1999 ata janë marrë nga policia dhe ushtria serbe janë varrosur në vende të ndryshme në Kosovë dhe në Serbi me qëllim të humbjes së gjurmëve të krimit serb mbi popullsinë civile shqiptare.

Sipas të dhënave të institucioneve të ndryshme kanë mbetur të pagjetur edhe mbi 1.800 të pagjetur për fatin e të cilëve familjet e tyre presin tash e 12 vjet. Studentët me grantin prej 1300 eurove kanë blerë 30 pëlhura, 30 brusha, 30 ngjyra dhe 200 fanella me mbishkrimin “Ku dhe Kur?” – duke pyetur ku janë dhe kur do kthehen të pagjeturit në Kosovë. Studentët janë mbledhur në sheshin “Nëna Terezë” duke pikturuar punime nga kjo tematikë. Të gjitha punimet do të shiten në një ankand publik që do të organizohet nga shoqata artistike e Fakultetit të Arteve.

SHPËRNDAJE