ARTAN Arif Abazi -Komandant "MIRATOCA" nga Presheva

.…-18.02.2001 sot mbushen plotë njëmbëdhjetë vjet pa komandant “Miratoca”- Artan Abazin që ra heroikisht për Atdhe.


Artani si i ri, i pa punë, në pranverën e vitit 2000 doli për të punuar në Gjilan dhe duke e pa  se bëhej pregaditja e UÇPMB-së ai iu bashkangjit shokëve të tijë dhe u kyç drejt për së drejti në radhët e UÇPMB-së në Brigadën 111 Fatmir Ibishi në Dobrosin.

Artani edhe pse ishte i ri kishte bindje të plotë për të luftuar ball për ball me armikun duke e mos dëgjuar anash për të u larguar nga UÇPMB-ja dhe ai ra Heroikisht në betejën në Lluçan të Bujanovcit me datën 18.02.2001.

Dhe sa herë që vjen data 18 shkurti edhe fshatit Miratoc dhe mbarë karadakut të Preshevës..kah kishte luftuar ai..i bie një hije e zymtë, mbushet havaja me re të zeza duket sikur edhe qielli, kodrat e fushat  janë të pikëlluar për djalin, vëllaun, kusheririn, nipin, dajën, mikun…bashkëluftëtarin e komandantin tonë Artanin e dashur dhe të paharruar kurrë. I qoftë i lehtë dheu dhe Allahu e pas dërgue në xhehnet…

 

E përkujton me mallë:  familja nga Miratoca e Gjarmania, e motra Byrgjyli me të shoqin Selami Maliqin nga (Lezbali) Presheva (mbesa Kaltrina dhe nipi Enisi) e ish-komandantë e luftëtarë të UCPMB-së nga  Kosova Lindore


2 Komente

  1. KLA & Presheva, February 19, 2012:

    I nderuari i madhi komandant Miratoca menderime dhe i larmadhruar shpyrti i te cilit po gjendet lart ne arshi a-la i pa dyshimt ne xhe-hnet me ndihmen e all-ahut,I ap harruar do jeni komandant/

  2. shkelqim, February 20, 2012:

    e perkujtojn nipat dhe mbesa me mall naga belgjika, lavdi dajes tim dhe gjith deshmorve te kombit ucpmb s

Komentoni