Përderisa deri sot nuk kanë rreshtur kritikat nga drejtuesit e Arsenal se nuk iu pëlqenë se hyrja e jo-anglezëve në futbollin anglez,tani duket se edhe Thw unners janë pran shitjes.

“Arsenali është klub fantastik me një histori të veçantë dhe traditë dhe një menaxher të mrekullueshëm si Arsene ëenger. Ne synojmë të ndërtojmë një trashëgimi të pasur dhe ta çojmë klubin drejt sukseseve të reja”, ka thënë Kroenke.

Miliarderi Kroenke, i cili tashmë ka afro 30 për qind të aksioneve në klubin londinez, ka thënë të hënën se ai ka ofruar 11 mijë e 750 funte për një aksion dhe tashmë ka siguruar pjesën prej 16.1 për qind të Danny Fiszman dhe 15.9 për qind të Nina Braceëell-Smith.

Duke pasur kontrollin me 63 për qind të aksioneve te Arsenali, amerikani, i cili në vitin 2010 u vlerësua me 2.9 miliardë dollarë pasuri nga revista Forbes, sipas rregullave ka të drejtë të bëjë ofertë për aksionet e mbetura.

 

SHPËRNDAJE