ARRSH: Shmangni qarkullimin në Rrugën e Kombit, ka reshje të dendura dëbore

 

ARRSH: Shmangni qarkullimin në Rrugën e Kombit, ka reshje të dendura dëbore

ARRSH: Kujdes me lëvizjen e mjeteve, këshillohet përdorimi i zinxhirëve

Autoriteti Rrugor Shqiptar i bën thirrje drejtuesve të automjeteve të evitojnë udhëtimin në Rrugën e Kombit.

 

Përmes një njoftimi për shtyp, ARRSH njofton se në këtë aks rrugor ka reshje të dendura dëbore dhe qarkullimi është vështirësuar si pasojë e akullit dhe borës.

 

Sipas ARRSH-së “pjesa më e vështirë është sidomos pas tunelit të Thirrës”.

 

“Kontraktorët janë duke punuar për të kthyer normalitetin. Këshillohet të bëhet kujdes dhe të përdoren zinxhirët. Të evitohet sa më shumë përdorimi i këtij aksi gjatë orëve të natës dhe po ashtu drejtuesit e mjeteve të përdorin zinxhirët”, thuhet në njoftim.


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni