Sipas burimeve të agjencisë informative “Presheva Jonë”, partia e PDSH-së  është pajtuar të ndajë pushtetin për katër vjetët e ardhshme me RD-në, që do t’i ndjanë postet udhëheqëse të pushtetit lokal në Preshevë.
                                                 Avni JUSUFI
Preshevë,24 maj 
Pas një takime të delegacioneve të caktuara nga Partia Demokratike Shqiptare dhe Rilindjes Demokratike në Preshevë, të mbajtur para pak çastesh, merret vesh jozyrtarisht se është arritur marrëveshje për formimin e koalicionit qeverisës në kuvendin e ardhshëm komunal të Preshevës, bëjnë të ditur burimet e agjencisë Presheva Jonë. Sipas këtyre burimeve jo të konfirmuara,këto dy parti politike janë pajtuar për ndarjen e posteve udhëheqëse të pushtetit lokal në Preshevë. Këto dy parti kanë fituar numër të mjaftueshëm të këshilltarëve për ta formuar qeverinë e re lokale në komunën e Preshevës të cilat së bashku kanë arritur të grumbullojnë 20 këshilltarë komunal 17 PDSH dhe 3 RD. Tani pritet së shpejti edhe konfirmimi i ndarjes së posteve dhe thirrja e një seance  për konstituimin e organeve komunale në Preshevë. “Presheva Jonë”
SHPËRNDAJE